“Nuk ishte koha që Meta të bëhej President, nëse donte LSI forcë të parë.”
Ishte ky komenti i kandidates për deputete të PDIU, Mesila Doda në emisionin “Debati në Channel One” të Roland Qafokut.
Doda u shpreh se ka firmosur dhe votuar që Meta të jetë president, por sipas saj ai duhet ta drejtonte partinë nëse donte ta rendiste të parë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Më tej Mesila Doda deklaroi se Basha duhet të jetë shkolluar në Holandë dhe jo në mejhanet e Sirisë ndërsa akuzat e tij i lidh me rritjen e PDIU në Dibër.
“Ky djali duhet të jetë i shkolluar në Holandë jo në mejhanet e Sirisë. Nuk ka qenë kështu dhe nuk i shkon. Është problem zhargoni, ky leksik nuk i shkon një njeriu që ka studiuar në Perëndim. Rritja e PDIU në Dibër ka alarmuar Bashën”, tha Doda.
E pyetur nëse ndihet çame Doda tha se është më tepër se çame pasi ka sjellë në jetë dy fëmijët çam.
“Unë kam lindur dy çamë. Fëmijët e mi janë çamë. Unë jam veriore dok. Kam lindur ne Kukës, jam nga Dibra dhe gjyshërit e mi kanë lindur në Tiranë, aty ku kam jetuar, pasi në Kukës linda rastësisht ngaqë babai ishte mjek. Unë kam fëmijët çamë, jam më shumë se çame, është një kauzë që e ndiej”, u shpreh Doda.
Intervista/ Pyetje-përgjigje
Si po ecën fushata e PDIU?
PDIU është shumë mirë në terren dhe shoh një entuziasëm të madh që tregon se do jemi shumë mirë në zgjedhje. Njerëzit janë shumë të zhgënjyer nga partitë politike dhe thonë që kishin vendosur të mos votonin por kauzat tona i bënë për vete. Stigmat tona i kemi bërë kauza. Kemi ulur gjakrat dhe vijmë me produkte.
A ndiheni çame?
Unë kam lindur dy çamë. Fëmijët e mi janë çamë. Unë jam veriore. Kam lindur ne Kukës, jam nga Dibra dhe gjyshërit e mi kanë lindur në Tiranë, aty ku kam jetuar, pasi në Kukës linda rastësisht ngaqë babai ishte mjek. Unë kam fëmijët çamë, jam më shumë se çame, është një kauzë që e ndiej.
Është e qetë fushata?
Gjë e mirë ishte që u fut PD, sepse do të ishte çmenduri të mos futej. Së dyti mungesa e posterave dhe flamujve është një gjë e mirë edhe për qytetarët. Por nuk ka përballje programesh. Ne kemi pasur përballje ekipesh, sot nuk ka. Njëri del thotë kazani, njëri tepsia, ka degraduar leksiku. Jemi në zgjedhje, nuk jemi për të parë kush është aktori më i mirë. PD, PS nuk kanë një program të shkruar. Për LSI nuk e di, s’e kam parë. Flasin për pika të caktuara por s’e kanë të shkruar. Një parti që duhet të udhëheqë duhet ta ketë programin para. Më erdhi mirë që Ekonomi tha para ca ditësh se kemi pasur probleme me 300 mijë vendet e punës. Më erdhi mirë që bëri një bilanc.
Ju keni bilanc, PDIU ishte në qeveri?
Unë raportoj programin tim. Çështja ime është çështja çame. Ne e kemi çuar në Bruksel këtë çështje, e ndërkombëtarizuam. Thamë dekomunistizim, u bë. Komisioni i hapjes së dosjeve ishte për çështjen e vettingut. Ne nuk arritëm lustracionin por arritëm hapjen e dosjeve. Ne jemi të vetmit që kemi çuar të gjithë kandidatët tanë për deputet të verifikohen, asnjë parti tjetër s’e ka bërë.
Keni ju përgjegjësi në këtë qeverisje, edhe ju keni drejtorë të punësuar, jeni pjesë e strukturave?
Me PDIU çështja është pak më ndryshe sepse pasha jonë ka qenë 1 %. Kemi pasur shumë pak poste. Në 3,4 drejtori, të paktën te Sigurimet Shoqërore është bërë punë e mirë. Nuk janë përfolur, nuk ka pasur skandale. Nuk është e shëndetshme për një sistem demokratik të duash gjithçka për vete dhe ta kontrollosh.
Profesori tha se jeni marrë me çështjen çame po duhet shkuar te çështja komëbtare. Por po ta shikoni programin tonë ka shumë rol çështja shqiptare dhe çështja çame si pjesë e saj. Ne themi ky vend po shkon drejt zhdukjes e vetmja gjë që duhet është një fuqi më e madhe njerëzore. Por ne duhet të ulemi dhe të bashkohemi. Ne s’duhet të kemi dy palë ligje, duhet të kemi një sistem të unifikuar, ne kemi vetëm abetaren e unifikuar. Nuk jemi të fuqishëm po të jemi të ndarë, duhet të jemi një treg 7 milionësh. U kam shkruar dy kryeministrave që të bashkohen Akademia e Shkencave të Kosovës me të Shqipërisë. Mendjet e kombit mund të bashkohen dhe të na thonë si mund të shkojmë përpara.
Komenti juaj për përplasjen LSI-PS, LSI po bashkëpunon me ju në një farë mënyre?
Verbi është i papranueshëm për të gjithë aletatët me të cilët bashkëpunoi. PDIU garon e vetme, por ne nuk kemi bashkëpunime sot as me PS. Ne sot jemi të gjithë në korsitë tona. “Idrizi ka thënë se bashkëpunojmë me partinë e parë që mandatohet nga presidenti dhe që paronon programin tonë e na pranon në koalicion”. PS-LSI përplasje e paparnueshme. Shpresoj se do jenë zgedhje të lira në të kundërt Meta ka të drejtë t’i kundërshtojë.
Mendimi juaj për Metën President?
E kam votuar dhe e kam çuar te firmat për President. Unë kam qenë zëdhënëse e Metës dhe ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe kam një marrëdhënie të mirë familjere me Metën e Monikën. Nuk ishte koha që ai të bëhej president nëse donte që LSI të bëhej forcë e parë.
Si i komentoni akuzat e Bashës, pse i bën?
Ky djali duhet të jetë i shkolluar në Holandë jo në mejhanet e Sirisë. Nuk ka qenë ksëhtu dhe nuk I shkon.Është problem zhargoni, ky leksik nuk i shkon një njeriu që ka studiuar në Perëndim. Rritja e PDIU në Dibër ka alarmuar Bashën.
Marrëdhënia juaj me Ramën?
S’kam asnjë marrëdhënie. Nuk kam pasur marrëdhënie politike. Unë nuk i votoja qeverinë, ai nuk kishte marrëdhënie politike me mua.
Çfarë u premtoni njerëzve?
Ne kemi marrë çështje që dukeshin të pumundura dhe i kemi kthyer në kauza. Kur shkon PDIU njerëzit i mirëpresim dhe kanë respekt për atë që kemi bërë. Ne kemi “Veç një atdhe”. Edhe kjo fjalë është qëllimisht, bashkon gegët me toskët.
Sondazhet ju nxjerrin keq, cili është komenti juaj?
E ulën aq shumë në 1 %, sa e bënë qesharake. Ka një strategji për të larguar votuesit e lëkundur. PDIU numrat e saj i ka në rritje. Në 8 vite kemi vetëm rritje. Nuk kemi hallet e atyre që masin mandatet tona me gjysma.