Kur u themelua Partia Socialiste, Edi Rama ishte emigrant në Francë
Kjo ishte përgjigja e kreut të LSI-së, Petrit Vasili, i pyetur për ditëlindjen e Partisë Socialiste nga gazetari Enkel Demi, në emisionin “Fol me Mua Fol me Ata” në TVSH.
Vasili u shpreh i zhgënjyer nga politika që është bërë këto katër vite duke akuzuar Partinë Socialiste që del pa pikë turpi nëpër fushata, pa realizuar asnjë premtim.
Kreu i LSI-së foli gjithashtu dhe për programin e partisë që ai drejton.
Nuk ju bezdis që Fatos Nano rifutet në skenë?
Njerëz me stomak të madh mund të bejnë ccdo gjë. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Rëndësi ka programi pasi shqiptarët duan një plan të vërtetë, një shans të vërtetë, pasi të gjithë jemi zhgenjyer. Jam zhgënjyer dhe unë. Kemi një mision të madh për të mos zgjenjyer këtë vend.
Jam i zhgëngjyer nga politika që është bërë këto 4 vjet. Ata vijnë pa pikë turpi dhe thonë që sbëmë asgjë. Ne kemi një plan që premton mbi 100 mijë vende pune. Do doja tu premtoja më shumë. Por ne nuk mundtë premtojmë më shumë se kaq se nuk mund ta mbajmë. Dëshirën e kishim shumë të madhe po nuk kisha paturpësinë e politikës së sotme.
Hapësira të paeksploruara janë bujqësia dhe turizmi. Këtu konsiston dhe programi ynë. Dhe ne këtë do ta stimulojmë. Por ka një problem pasi e tërë ekonomia jonë ka nevojë për stimulim.