20 shkurti ’91 nuk e frymëzon dot PD-në e Kastriot Islamit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20 shkurti ’91 nuk e frymëzon dot PD-në e Kastriot Islamit

20:26 | 20/02/2017
në Uncategorized
0

Nën ombrellën e opozitës nuk ka studentë që organizuan 8 dhjetorin e 20 shkurtin. Është  Lulzim Basha i rrethuar nga ish-komunistë, ish-deputetë socialistë dhe drejtues të rëndësishëm demokratë me prejardhje nga PPSH e Sigurimi i Shtetit.

“Ta rrëzojmë diktaturën si atëherë më 20 shkurt 1991!”, është një ndër slloganet që po dëgjohet shpesh këto ditë nën çadrën e protestës së opozitës, në sheshin para kryeministrisë. Në atë çadër ka disa ish-studentë të dhjetorit që ishin pjesë e grevës së urisë, kur u rrëzua diktatori Enver Hoxha. Me siguri ata e mbajnë mend mirë kë kishin përballë e cilin kishin në krah, në shkurt të vitit 1991.

Me siguri e mbajnë mend parullat makabre të Kastriot Islamit: “T’iu çajmë kafkat…!”, qëndrimet e kërcënimet e ish-shefit të Rinisë Komuniste, Lisien Bashkurti brenda ambjenteve të grevës së urisë, thirrjet e PPSH-së që vinin përmes drejtuesve të PD-së për të ndalur grevën. Në atë kohë studentët ishin vetëm e përballë tyre ishte elita e vjetër e të rejat që sapo kishin nisur të krijoheshin. Për fat të keq përballë tyre ishte edhe Partia Demokratike. Drejtuesit e PD-së kishin vendosur të respektonin marrëveshjen me PPSH-në për stabilitet politike në ditët e para pas shpalljes së pluralizimit. Ishte një marrëveshje me Ramiz Alinë, sipas së cilës, PD-ja të mos mbështetste asnjë protestë. Dhe kështu ndodhi, PD u distancua nga greva e urisë së shkurtit 1991 e organizuar nga studentët. Ka detaje të rëndësishme të historisë së atyre ditëve që e vërtetojnë këtë distancim të PD-së.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike kishte qenë në mënyrë permanente kundër grevës së studentëve. Finalja vjen në deklaratën zyrtare të komisionit nismëtar të PD-së, e publikuar në gazetën e PPSH-së, “Zëri i Popullit”. Deklarimi i këtij qëndrimi ishte urgjent, ndërsa gazeta RD dilte vëtëm dy herë në javë dhe ajo ditë nuk ishte një prej tyre. Ky qëndrim, sot argumentohet nga ish-themeluesit e PD-së, si një lëvizje taktike. Mirëpo një pjesë e studentëve të grevës së urisë e shikojnë si një unifikim të qëndrimit të PD-së me atë të PPSH-së daljen kundër grevës, duke iu referuar pikërisht këtij momenti, deklaratës zyrtare të PD-së.

Kurse ngjarjet rrokulliseshin shpejt, takimet ndërmjet përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të PPSH-së ishin shumë të shpeshta. Pasditen e 19 shkurtit, delegacioni i PD-së ishte thirrur me urgjencë nga presidenti Ramiz Alia në një takim lidhur me situatën. PD-ja u përfaqësua në këtë takim nga Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Eduard Selami dhe Preç Zogaj. Pas një bisede të tensionuar, Alia kishte ofruar një zgjidhje për kërkesat e studentëve. Ishte fjala për ndarjen e universitetit në katër pjesë, duke pretenduar se me këtë ndarje emri i Enver Hoxhës binte vetëvetiu. Pika e dytë si zgjidhje, që ofronte Alia, ishte edhe organizimi i një referendumi, i cili të kryehej pas zgjedhjeve të 31 marsit.

Në orët e para të mëngjesit të datës 20 shkurt, drejtuesit e PD-së, Sali Berisha, Aleksandër Meksi dhe Eduard Selami bashkë me disa anëtarë të tjerë të komisionit nismëtar të PD-së, u shfaqën tek studentët për t’ju kërkuar atyre të pranonin kushtet që i kishte ofruar si zgjidhje Ramiz Alia një natë më parë. Ky vendim ishte marrë, pasi ishte diskutuar përgjatë gjithë natës në Komisionin Nismëtar të PD-së. Por, studentët nuk do t’i pranonin kurrsesi këto kushte. Ata qëndruan deri në fund në grevë urie, sepse populli i Tiranës u bashkua me ta për ta rrëzuar diktatorin. Në atë përmbysje mungoi Partia Demokratike.

Kjo është e vërteta e lidhjes së PD-së me grevën e 20 shkurtit 1991. Gjithfarëlloj justifikimesh vijnë sot nga themeluesit e PD-së për braktisjen e studentëve në atë kohë. Koha e tregoi se ndarja e PD-së me studentët e dhjetorit nuk ishte e  rastësishme. Shumë pak studentë mundën të hyjnë e të bëjnë karrierë në PD. Zhvillimet e 26 viteve e denatyruan PD-në dhe sigurisht ata që e krijuan këtë parti ishin të destinuar t’i qëndronin larg.

Partia e sotme Demokratike nuk ka pjesë të saj, asnjë student të shkurtit të vitit 1991. Ata janë zëvëndësuar me të tjerë dhe ndoshta është normale, sepse kanë kaluar 26 vjet. Por, është krejt pavend që drejtuesit e sotëm të PD-së të tentojnë ta frymëzojnë protestën e sotme me grevën e urisë së studentëve të shkurtit 1991. Përveç faktit që protesta zhvillohet më 20 shkurt, nuk ka asgjë të përbashkët me atë të 20 shkurtit të 26 viteve më parë.

Në çadrën e protestës së opozitës, nuk janë organizatorët e grevës që rrëzuan diktaturën më 8 dhjetor e as nga ata që shembën diktatorin më 20 shkurt.

Sot nën çadrën e opozitës është Lulzim Basha i rrethuar nga ish-komunistë si Kastriot Islami, ish-deputetë të PS-së si Asllan Dogjani, ndërsa fëmijë komunistësh që sot janë deputetë e drejtues të rëndësishëm të PD-së, ka me shumicë.

 

Etiketa: Aleksander MeksidelegacionEduard Selamigreva e urisëPrec ZogajRamiz AliaSali Berishastudentet

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“E hodhën more e hodhën….”

“E hodhën more e hodhën….”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com