Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama, u ka kthyer përgjigje protestuesve për 5 kërkesat e parashtruara dy ditët e fundit për dorëheqjen e Qeverisë dhe Ramës; Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!;
“Më tregojnë mua këta honxho-bonxhot investimet strategjike dhe më thonë po prishet Shqipëria nga investimet strategjike. S’kishte investime strategjike Vlora kur ne erdhëm në detyrë, por kishte gropat në Lungomare. Më e bukura është se te Zvërneci s’kanë kërkuar fare statusin e investitorit strategjik. Paketa e Maleve do të anulohet? Po pse? Ata që kanë trashëguar tokat, e thuajua more, janë trashëgimtarë të tokave në veri, ka trashëgimtarë të tokave të thella të jugut dhe s’kanë pasur sherre për pronat. Nuk kanë hyrë në 7501. Ata e dinë, deri këtu ishte gjyshi im, deri atje gjyshi jot. Duke mos pasur letrat dhe të ardhurat apo edhe mundësitë, i kanë braktisur ato bukuri atje, duke u larguar edhe nga vendi sepse s’bëjnë dot asnjë investim. Dikur i bënin pa leje, tani s’i bëjnë dot pa leje. Duan të bëjnë një fermë, s’kanë subvencion, asgjë.
Duhet t’i marrësh me të mirë më thonë, por si ti marrë me të mirë, kur ne po na ikën tepeleku i kokës, ku kemi lloj lloj honxho-bonxhosh që ikin pas berihait. Shikojnë gardhin atje, që pika që s’u bie atyre që e vendosën atë gardh atje në Zvërnec, ku e morën foton dhe me IA e vendosin sikur të ishte kufiri me Izraelin, duke shkuar pas berihait se do vijnë palestinezët. Dhe ne t’i marrim me të mirë këta”, tha Rama”.










