Bushati: Çështja Çame është çështje e identitetit tonë kombëtar e jo një çështje pronash – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati: Çështja Çame është çështje e identitetit tonë kombëtar e jo një çështje pronash

17:43 | 14/10/2016
në Uncategorized
0
Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet deputeti i PDIU, Shpetim Idrizit, ne postin e zv/kryetarit te Kuvendit./r/n/r/nForeign Minister Ditmir Bushati, speaks during a parliamentary session.

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet deputeti i PDIU, Shpetim Idrizit, ne postin e zv/kryetarit te Kuvendit./r/n/r/nForeign Minister Ditmir Bushati, speaks during a parliamentary session.

Përbuz të gjitha ato qarqe shqiptare apo greke që tentojnë të vënë barazimin mes partive parlamentare shqiptare dhe “Agimit të Artë” në Greqi. Nuk ka asnjë lloj kufizimi në Shqipëri për shtetasit grekë. Pse duhet të ekzistojë kufizimi për popullsinë e Çamërisë ata janë shtetas grekë dhe si të tillë duhet të lejohen të shkojnë në tokat e tyre e të nderojnë të rënët. Kjo është marrëdhënie reciprociteti.

Një goditje e fortë ndaj ish-kryeministrit Berisha, por edhe ndaj kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ka ardhur sot nga ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati. Ai ka folur sot qartë dhe hapur për Çështjen Çame. Bushati thotë se Çështja Çame nuk mundet kurrsesi të konsiderohet çështje pronash. Ajo është një çështje e të drejtave të njeriut, është një çështje kombëtare shqiptare. Bushati i referohet deputetit të PDIU-së Tahir Muhedini, i cili tha sot po në atë sallë që “dua të shkoj të vendos lule në varrin e të parëve të mi”, ndaj dhe Bushati ka theksuar se Çështja Çame është çështje atdheu, është çështje e të drejtave të njeriut.

“Jemi fqinj strategjik dhe mes dy fqinjve duhet të ekzistojnë marrëdhënie të ndërsjellta, që do të thotë respekti i ndërsjelltë, përmes të cilit do të duhet të realizohet zgjidhja e disa çështjeve, ku përfshihet edhe Çështja Çame. Pavarësisht se kanë ndryshuar disa qeveri në dy shtetet, çështjet janë aty, sepse kërkojnë zgjidhje duke parë njëri-tejtrin në sy. Ne dhe fqinji ynë Greqia duhet të shohim njëri-tjetrin në sy për të zgjidhur problemet që kemi mes nesh“, tha Bushati.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ministri Bushati i është përgjigjur edhe qëndrimit të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, i cili në të vërtetë e konsideroi Çështjen Çame si çështje pronash. Bushati është shprehur qartë dhe prerë si asnjëherë tjetër. Çështja Çame nuk është çështje pronash, është edhe çështje pronash, është çështje e të drejtave të njeriut.

“Për mua është fyerje ajo që tha sot Berisha këtu. Që me Traktatin e Miqësisë që është i mirë, por nuk mund të adresohet Çështja Çame, mund të zgjidhet edhe Çështja Çame. Jo të nderuar kolegë. Çështja Çame nuk është çështje pronësore, ajo është çështje edhe pronësore dhe pikë së pari ajo është çështje e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe duhet të zgjidhet në këtë prizëm. Së dyti, zgjidhet mbi respektin e fqinjve për njëri-tjetrin. Shteti fqinj grek ka kërkuar për herë të parë ndërtimin e varrezave për të rënët grekë në Shqipëri. Përgjigja jonë ka qënë ajo që dihet. Eshtrat e ushtarëve italianë u kthyen në Itali, por kemi edhe një praktikë të britanikëve për ndërtimin e një obelisku për ushtarët e tyre të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nuk dua të vendos shënja krahasimi për situata që mund të mos jetë e njëjta gjë. Por çfarë do të thotë çështje e lirive dhe të drejtave të njeriiut, është ajo që tha deputeti Tahir Muhedini, mundësia që çdo pasardhës të shkojnë në tokat e tyre dhe për të nderuar të rënët. Për të ndarë një herë e mirë botën e  civilizuar për të ndarë përgjegjësinë individuale dhe kolektive. Është e papranueshme që kjo çështje të trajtohet nga një grup parlamentar, sepse kjo është një çështje shqiptare dhe i prek shqiptarët, kudo ku jetojnë.

Nuk ka asnjë lloj kufizimi në Shqipëri për shtetasit grekë. Pse duhet të ekzistojë kufizimi për popullsinë e Çamërisë ata janë shtetas grekë dhe si të tillë duhet të lejohen të shkojnë në tokat e tyre e të nderojnë të rënët. Kjo është marrëdhënie reciprociteti. Nuk është një çështje pronësore që mund të zgjidhet përmes Traktatit të Miqësisë.

Respketi për të rënët?! Patjetër deri në fund, pavarësisht se si kanë rënë, sepse jemi një vend që zbatojmë të drejtën humanitare. Italia vendosi që t’i marrë në tokën e vet, Greqia ka bërë kërkesë që në vitin 1975 të ndërtojë varrezat greke dhe në 2009 kemi një marrëveshje të firmosur nga Sali Berisha për ndërtimin e varrezave greke. Jemi qeveri që respektojmë vazhdimësinë dhe jemi për respektimin e të drejtave humanitare. Kjo qeveri, ku unë bëj pjesë, duhet të punojë për të shfuqizuar Ligjin e Luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, në mënyrë që të zgjidhen edhe pasojat e luftës.

Çfarë do t’i them fëmijës tim, jemi apo s’jemi në luftë me Greqinë, ka sjellë pasoja lufta apo jo, nuk po flas vetëm për Çështjen Çame. Pse nuk dëgjova këtu një herë të vetme ish-kryeministrin e Shqipërisë që të kërkontë një obelisk për qytetarët e vendit të tij në Çamëri. Pse?

E përbuz çdo lloj raportimi që mund të kenë bërë segmente të caktuara  për barazinë që duan të vendosin, barazimin mes partive paralmentare shqiptare me “Agimin e Artë” në Greqi. Sa më shumë që ne të vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje dhe sa më shumë do të punojmë  do të kuptojmë se është çështje e ruajtjes së identitetit tonë kombëtarë. Është një çështje që do kohën e vet, sepse nuk është një çështje që zgjidhet shpejt. Unë besoj se është në interesin e Greqisë për të zgjidhur Çështjen Çame, sepse ata janë shtetas grekë. E drejta ndërkombëtare duhet të jetë e aplikueshme njësoj për të gjitha vendet.

Ka një qëndrim tashmë nga Brukseli përmes Komisionerit Hahn. Ne këtu duhet të ishim duke mbështetur njëri-tjetrin për të hedhur hapin tjetër pozitiv në drejtim të zgjidhjes së Çështjes Çame e jo ta pengonim atë“, tha ndër të tjera ministri Bushati.

Etiketa: Çeshtja çameDitmir BushatiGreqiIlir Metaish-kryeministrit Berishamarrëdhënie reciprocitetiministri i JashtëmPDIUTahir Muhedini

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Protesta kundër importit të plehrave/ Shalsi: Po përhapet panik, lexoni ligjin

Rikthimi i ligjit të mbetjeve/ Shalsi: Nuk surprizoi, nuk pata kurrfarë dyshimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com