Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipërisë referendum për çështjen e importit të mbetjeve.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, u shpreh se kërkesa duhet të futet në rendin e ditës dhe të votohet nga Parlamenti, për shkak siç tha ai, rrezikohen interesat e brezave të sotëm dhe të ardhshëm.
Gjithashtu Paloka tha se dhe opinioni publik është shprehur në mënyrë masive kundër importit të mbetjeve. Këtë e tregon mbledhja e rreth 64 mijë firmave në kuadër të kërkesës për zhvillimin e një referendumi për këtë çështje, u shpreh Paloka.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetari i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi ku deklaroi se PD po flet për ligjin e saj të 2011 dhe jo për ligjin aktual. Gjithashtu Ruçi deklaroi se PD duhet të ndjekë procedurat pasi nuk ka arsye emergjence.