Deputetë të maxhorancës dhe opozitës nuk po bien dakort për formulimin e nenit se si do të përzgjidhen 10 antarët e Këshillit të lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ditën e djeshme, pas 3 orë debatesh, për nenin 3, në Komisionin e Posaçm për Reformën në Drejtësi, opozita ka braktisur komisionin me argumentin se “është i kotë çdo lloj debati për sa kohë thyhet haptazi konsensusi i 21 korrikut dhe Kushtetuta”. Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Reformën në Drejtësi do të vijojë diskutimet për ligjin për sistemin e drejtësisë, por pa deputetet e Partisë Demokratike.