Në takim i pranishëm edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Diskutohet edhe për unifikimin e qëndrimit për Byronë Kombëtare të hetimit
Krerët e mazhorancës janë mbledhur sërish, kësaj here mesa duket për unifikuar qëndimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Kryeministri Rama i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si dhe ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka shkuar në ambjentete vilës 30, atje ku e priste Ilir Meta me kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ministrin Ylli Manjani. Në takim është i pranishëm edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi
Sot paradite, në kryesinë e Kuvendit ishte edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, bashkë me ekspertë të vendit të tij, të cilët po asistojnë Shqipërinë në zbatimin e ligjit për dekriminalizimin e politikës. Byroja e Hetimit është pjesë e rëndësishme në këtë proces. Duket se SHBA-të po nxisin përshpejtimin e hapave të politikës shqiptare në këto dy procese të lidhura, ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Ambasadora e SHBA-së deklaroi sot se mbështet me forcë dekriminalizimin e politikës.