Gjatë konferencës me gazetarët Ilir Meta u pyet se a nuk është një problem më vete fakti që edhe pas 31 vitesh demokraci sërish në politike drejtojnë 3 emra; ai, Rama dhe Berisha. Meta tha se aktualisht nuk është ky problemi i shqiptarëve, pro fakti që ata duhet të përpiqen më shumë të për të sjellë ndryshime. Madje ai tha se fton të rinjtë të punojnë sa duhet dhe t’i marrin drejtimin e PD Sali Berishës, por sipas tij nuk do të zgjidhte kjo çështjen e korrupsioni dhe vjedhjes.
“Nuk besoj se ky është problemi i qytetarëve shqiptarë. Problemi i tyre është se ato vidhen çdo ditë. Për një kamarier shkon banda e tatimeve dhe i mban peng dhjetëra mijëra hallexhinj që nuk u mbështetën nga shteti. Të punojnë dhe në PD e të punojnë më shumë se Berisha, t’ja marrin partinë. Këto janë turpe të mëdha, ku punon ai kë ka mik ai.. Njerëzit duhet të bëhen pjesë e ndryshimit, për të dhënë një mesazh qytetarie”, tha Meta.
Sipas tij, situata është bërë e padurueshme dhe qytetarët duhet të shqetësohen që për 10 vjet radhazi po vidhen nga qeveria Rama.