Autoritarizmi që (nuk) i nevojitet Bashës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autoritarizmi që (nuk) i nevojitet Bashës

09:32 | 25/06/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Kur Sali Berisha nisi ta drejtojë PD-në me dorë të fortë në vitet e para të themelimit të kësaj partie, disa bashkëpunëtorë të tij të rëndësishëm u larguan nga PD-ja. Pikërisht në gushtin e vitit 1992, një grup themeluesish u larguan nga Partia Demokratike pasi kundërshtuan Berishën. Kjo ndodhi në konferencën e jashtëzakonshme të PD-së, ku u përjashtuan të ashtuquajturit mocionistë, ndër ta themelues kryesorë të PD-së si Arben Imami, Gramoz Pashko, Arben Demeti, Preç Zogaj e shumë të tjerë. Ata u shprehën se u larguan për shkak të diktatit që mbylli çdo hapësirë lirie e demokracie në PD.  Imami, Pashko, Ceka, Demeti e të tjerë u organizuan në një formacion të ri politik, PAD, ndërsa pas dhjetë vitesh u rikthyen në PD, e cila vazhdonte të drejtohej po nga Berisha.

Pas rikthimit ata e pranuan Berishën siç ishte, me autoritetin e fortë e të padiskutueshëm. Shumica e tyre vazhdojnë të jenë edhe sot deputetë të PD-së. Por, jo më larg se dje ata janë përballur me një urdhër të prerë të kryetarit të ri të PD-së, Lulzim Basha:

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

“Kujdes jeni në monitorim…. jeni në vëzhgim… mos kontaktoni kolegët e mazhorancës!”

Urdhri i kryetarit të PD-së është për të gjithë deputetët dhe synon që ata të mos kompromentohen e të “shesin” votën e tyre në favor të shumicës për reformën në drejtësi.

Opozita ka një vendim politik për të mos e votuar reformën në drejtësi. Pa hyrë në debatin nëse vendimi politik është i drejtë apo jo, Basha e ka bërë publik prej kohësh këtë vendim në forumet e partisë. Nëse deputetët e PD-së nuk i binden këtij urdhri, ky do të ishte një problem i Bashës, i mënyrës se si ai po e drejton partinë, pra nuk do të dukej bindës për anëtarët e forumeve drejtuese të partisë. Me pak fjalë nëse shkelet vendimi politik, kjo tregon se Basha nuk e ka fituar ende autoritetin e duhur për të administruar forumet e kësaj partie.

Ka shumë pak shance që ai ta arrijë këtë me kërcënime siç ka bërë një ditë më parë në mbledhjen grupit parlamnentar të PD-së. Kur Berisha merrte një vendim politik, diskutimi mbaronte aty dhe nuk kishte nevojë për asnjë urdhër tjetër përforcues, pasi vendimi i tij nuk diskutohej. Të njëjtën staturë nuk e ka Lulzim Basha e s’ka asnjë mundësi t’iu imponohet jo vetëm deputetëve themelues të PD-së, por edhe shumë të tjerëve, që e kanë nisur karrierën politike në PD bashkë me Lulzim Bashën. Ka pak prej deputetëve të PD-së që i binden Bashës dhe ky është problemi kryesor i tij. Është një problem që duket se nuk mund ta zgjidhë as më vëzhgim, as me përgjim.

Kërcënimi që ai ka bërë në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar konfirmon se Basha nuk ka asnjë mundësi të ndryshojë modelin e drejtimit të PD-së, të paktën tani për tani. Por, nga ana tjetër konfirmon gjithashtu se nuk ka asnjë mundësi të vazhdojë ta drejtojë këtë parti me të njëjtat metoda si Sali Berisha. I mungon kostumi politik për këtë. Lulzim Basha u zgjodh në krye të PD-së t’i jepte një frymë të re kësaj partie, një metodë të re drejtimi më demokratike dhe më perëndimore. Por, pas tri vitesh në krye të PD-së, pas përballjes me sfidat opozitare, ai shfaqet larg këtij modeli.

Urdhri i tij në grupin parlamentar dëshmon se Basha po përpiqet të krijojë një autoritet të kopjuar nga paraardhësi i tij, duke përdorur për fat të keq metodat komuniste si ajo e “vëzhgimit” të deputetëve të PD-së, në çdo lëvizje që ata bëjnë edhe kur takohen me kolegët e tyre të mazhorancës. Me ç’duket këta të fundit janë ngarkuar të shfrytëzojnë dilemën e kolegëve të opozitës ta votojnë reformën në drejtësi. Duke kërkuar të diktojë me çdo lloj mënyrë një sjellje të caktuar të deputetëve, të cilët nuk mund të kërcënohen në lirinë e tyre të votës, është legjitimuar kërcënimi i thelbit të demokracisë në këtë parti. Jo se nuk ka ekzistuar dhuna ndaj votës së lirë, por Berisha nuk pati asnjëherë nevojë ta shfaqë publikisht këtë mungesë të demokracisë, asnjëherë nuk u detyrua të dalë publikisht e të kërcënojë deputetët e tij që nëse votojnë kundër vendimit politik iu rrezikohen mandatet. Ky është legjitimim i kërcënimit ndaj votës së lirë në PD.

Kërcënimi i Bashës për deputetët nuk është asgjë më shumë, se sa mungesa e plotë e autoritetit të tij në forumet e partisë. Para se të lëshojë urdhra të tillë, Basha duhet të punojë fort për të fituar autoritetin, i cili bind më pas secilin prej anëtarëve për një votim sipas vendimit politik të grupit parlamentar. E kundërta nuk është asgjë më pak se sa vendimet politike të një diktature.

Etiketa: Arben ImamiGenc RuliLuljeta ProgniLulzim BashaNeritan CekaPDPrec Zogajreforma ne drejtesiSali Berisha

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ndalohet ish-regjistruesi i ZVRPP në Lushnje

Ndalohet ish-regjistruesi i ZVRPP në Lushnje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com