Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën ka tensionuar së tepërmi situatën në selinë blu.
Raportohet se gjashtë deputetë kanë dalë kundër vendimit te kreut të opozitës ndërkohe që Basha është duke zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar dhe anëtarët e kryesisë.
Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj. Gjithashtu, dera kryesore e selisë së PD është e mbyllur dhe nuk lejohet të futet kushdo, ndërsa anëtarët që futen kontrollohen.