“Spidermani” Saimir gllabëron “Toy-story” Erion – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Spidermani” Saimir gllabëron “Toy-story” Erion

10:04 | 02/06/2016
në Uncategorized
0
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj dhe Interior Minister Saimir Tahiri, gjate nje aktiviteti te organizuar ne sheshin “Nene Tereza”, me rastin e 7 vjetorit te anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut, NATO. /r/n/r/nUS Ambassador in Tirana, Donald Lu and Tirana's Mayor, Erion Veliaj, during an event organized in the "Mother Teresa" square, on the occasion of the 7th anniversary of Albania's membership in the North Atlantic Alliance, NATO.

Nga Luljeta Progni

Një garë e vërtetë është zhvilluar sot mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. 1 Qershori, festa e fëmijëve është marrë shumë seriozisht nga të dy palët. Erion Veliaj e kishte parapërgatitur këtë festë pasi kishte paralajmëruar, se  pikërisht më datë 1 qershor, do të inaguronte parkun e shumëpërfolur të fëmijëve. Për  ndërtimin e këtij parku lojrash u bë shumë zhurmë, e cila përfshiu mjaft aktorë, duke nisur nga shoqëria civile e deri tek Presidenti Bujar Nishani.

Do të ishte pikërisht kjo ditë dhe fasada e bukur e parkut të lojrave, moment kur Erion Veliaj do t’i sfidonte të gjithë skeptikët e këtij projekti. Veliaj kishte përgatitur shfaqjen e radhës, me të gjitha detajet, ashtu siç di vetëm ai të përgatisë “show” të tilla. Në fakt ky është modeli që ka injektuar tek Veliaj e të tjerë, kryeministri Edi Rama. Erion Veliaj dhe stafi i tij ishin veshur me bluzën e një personazhi të njohur për fëmijë: “Toy Story”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Por, festa e Erjonit nuk e mori të gjithë vëmendjen. Nuk paska qenë e thënë, që ai të jetë i vetmi sot në qendër të vëmendjes për t’ia “plasur në surrat” të gjithëve parkun e bukur të lojrave për fëmijë. Në të njëjtën kohë kur inagurohej parku i lojrave tek Liqeni, një tjetër festë në krahun tjetër të Tiranës ka tërhequr ndjeshëm vëmëndjen e publikut dhe mediave. “Çunat” e Saimir Tahirit të veshur si Spiderman e Batman kanë dhuruar një spektakël të paharruar për fëmijët e spitalit pediatrik në kryeqytet.

Me kostumet e personazheve më të dashur për fëmijë, ata kanë habitur vërtet pacientët e vegjël, duke iu dhuruar atyre një ditë të bukur për festën e fëmijëve. Spektakli i “çunave” të Saimirit ka nisur herët në mëngjes, kur efeketivë të policisë kanë pozuar përballë kamerave e aparatëve fotografikë duke iu dhuruar fëmijëve logon e policisë së shtetit, “Ti je heroi im”.

Festa është finalizuar në spitalin e  fëmijëve. Vetë Tahiri ishte bashkë me “çunat“ e tij pranë fëmijëve të sëmurë atje ku shfaqja bën më efekt se sa në një kënd lojrash që u përfol kaq shumë.  Duket se ”heronjtë” e Tahirit, që hidheshin me litar nëpër dritaret e fëmijëve të sëmurë, e kanë mundur personazhin në Bluzën e  Veliajt mes gjelbërimit plastik në parkun e liqenit. Përballë personazheve të njohur për fuqinë e tyre mistike, si Batman e Spiderman, personazhet e Toy-Story, duken kaq të brishtë, edhe pse një prej tyre është “Sherif”.

Kështu përmes lojës me kukulla, e konfirmuan edhe një herë garën mes tyre çunat e Edi Ramës. Kjo garë ka nisur herët, kur Rama do të duhej të zgjidhte mes tyre për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, në pranverën e vitit 2015. Gara ka vazhduar edhe me procesin e zgjedhjeve në parti, ku Tahiri e Veliaj u investuan fort për të përfshirë në listën e  forumeve drejtuese të kësaj partie njerëzit e tyre të afërt.

Beteja e radhës e dy çunave të Edi Ramës në skenën e 1 qershorit, ishte e turpshme. Duke përdorur festën e fëmijëve, i treguan dhëmbët njëri-tjetrit, të vendosur në role e në një garë qesharake. Dhe kjo është e natyrshme, pasi ata vijnë si produkt i propagandës, që sot është komardarja e vetme për mbijetesën e qeverisjes së “Rilindjes”.

foto er.sajme

spiderman 1

veliaj toy story

Etiketa: Bashkia e Tiranësedi ramaerion veliajMinistri i BrendshëmRilindjaSaimir Tahiri

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Çështja “Skënderbeu”, kryeqyteti kryqëzon gishtat

Çështja “Skënderbeu”, kryeqyteti kryqëzon gishtat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com