Nga Mesila Doda
Ndodhi edhe kjo… kryeministri shqiptar bën thirrje serbisht që të votohet Gjukanoviç, ndërsa partitë shqiptare janë bashkuar në “Koha është tani” dhe “Bashkë nji za”.
I vetmi që ka nji za tjetër është kryeministri i dheut amë, ai që shpesh vetëquhet Baba i Kombit… thuajse në lartësinë e Ismail Qemalit e bacës Isë…
Zoti Kryeminister, ti na bën me turp në përfaqësimin tënd… ti fut hundët në pazare kufijsh me Kosovën, kur këtë ta kërkon Vuçiçi dhe kur kjo të siguron një lobim për pushtetin tënd përtej kontinentit. Ti shpik Schengenin Ballkanik e kthehesh në garant të tij, megjithëse kjo do të thotë thikë mbas shpine për Kosovën. Ti zhduk emrin Çamëri, kur kjo do të thotë pranim e mbështetje për ty nga Greku. Ti gris Kushtetutën me parlamentin njëngjyrësh e ndalon ecjen e Shqipërisë në BE. Ti je i aftë të shesësh ajrin, detin e token, nëse kjo do të thotë një ditë pushtet më shumë për ty.
Historia e Shqipërisë ka njohur shumë figura që kanë lëshuar troje e shtet shqiptar për pushtet. Sot, janë të gjithë në faqet e turpit të histories, por krahasuar me ty, të gjithë me radhë duken engjëj historie, sepse të paktën një herë të vetme kanë bërë një vepër për Atdheun.
Ti nuk bëre kurrë asgjë për askënd, veç për veten tënde, ndaj do endesh në rrethin e 7 të ferrit të historisë politike shqiptare. Do kujtohesh si vllami i shkjaut e shkjau i vllamit.
Ti na bën me turp që je Shqiptar…
Të dashur vëllezër të Malsisë… të gjithë bashkë në nji za të votojmë vëllezërit tanë shqiptarë në Mal të Zi.
Kemi nevojë për shqiptarë të mirë e për njerëz që shkruajnë faqe të drejta e të ndritura të historisë.