Presidenti i SHBA-së, Donald Trump që në fillim të pandemisë ka akuzuar vazhdimisht Kinën për Covid-19, dhe me anë të një postimi në rrjetet sociale Trump tha se kjo është “dhurata” më e keqe që Kina mund t’i bënte botës.
“Në të gjithë botën, Koronavirusi, një “dhuratë” shumë e keqe nga Kina,” shkruan Trump.
Presidenti Trump pak më parë njoftoi se numri i viktimave në SHBA ka kaluar 100.000. Gjithashtu, Trump ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave.