Në të gjithë botën momentalisht numërohen 460.309 të infektuar dhe 20.828 viktima si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë janë shëruar 113.783 persona.
Kina, epiqendra e virusit, ka vetëm 7000 të prekur më shumë se Italia, ndërkohë që numri i viktimave është më shumë se dyfish, në Itali.
Edhe në Spanjë situata paraqitet alarmante, ku numri i viktimave i ka kaluar ato të Kinës, ndërkohë që numri i të infektuarve është dy herë më pak.