Refuzimi i Bashkimit Evropian javën e kaluar për të çelur negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u kritikua nga ministri i jashtëm gjerman, Peter Altmayer.
“Jam i zhgënjyer nga rezultati i Samitit,” tha politikani demokrat, në një intervistë për edicionin e sotëm të gazetës “Bild”.
“Është në interesin tonë të lidhim Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë me BE dhe të pranojmë përpjekjet e tyre të mëdha për demokracinë dhe stabilitetin. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti,”-tha zoti Altmayer, i cili viziton Kroacinë, Malin e Zi dhe Serbinë sot dhe nesër.