Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin gangster që të ndalë kërcënimet, në të kundërt do të mbajë përgjegjësi për gjithçka
Kështu është shprehur ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka në lidhje me kërcënimin me jetë të kryetari të KQZ-së, Klement Zguri dhe familjes së tij.
Në një deklaratë për mediat, Paloka ka kërkuar hetim të plotë dhe ka paralajmëruar kryeministrin Rama, të tërheqë banditët që ka lëshuar rrugëve.
“Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin gangster që të ndalë kërcënimet, në të kundërt do të mbajë përgjegjësi për gjithçka. Duke i hedhur benzinë zjarrit, vetëm tre ditë larg protestës kombëtare që do të zhvillojë opozita.
PD kërkon arrestimin e banditit që kërcënon kreun e KQZ për shkak të kërkesës së tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Ky është i njëjti që ka kërcënuar edhe profesorin Aurel Plasari, kjo është fryma që Rama ka organizuar 30 qershorin”, tha Paloka.