Ministri i Brendshëm i bën thirrje socialisteve të votojnë në referendumin e 9 prillit
“Një komshi sherxhi” e ka cilësuar ministri Saimir Tahiri opozitën. Këtë të shtunë ai akuzoi Partinë Demokratike se refuzon të dialogojë duke iu përgjigjur ftesës për bashkëpunim të qeverisë me bllokim dhe pistoleta.
“Reformat që kemi marrë kërkojnë kohë, i kemi hyrë një sërë reformash shtet-ndërteues. Para Kemi një opozitë që ka në tryezë një ftesë për tu ulur e dialoguar por ftesës për bashkëpunim i përgjigjet me refuzim dhe dhunë, bllokim e pistoleta. Është njëlloj si të kesh një komshi sherrxhi ta ftosh të bashkëjetosh, por komshiu me veprimet e tij dëmton pallatin” është shprehur Tahiri.
Në cilësinë e Kryetarit të PS-së për Tiranën, Tahiri zhvilloi një takim me të rinjtë e kryeqytetit që i janë bashkuar Partisë Socialisite. Ai theksoi para të rinjëve se reformat janë në rrugën e duhur, ndërsa mbetet ende shumë për të bërë.
“Reformat kanë edhe kosto dhe rezultate e tyre kërkojnë kohe, por ne jemi në rrugën e duhur në siguri, shëndetësi, zhvillim ekonomik etj” deklaroi ministri.
Tahiri ftoi socialistët të votojnë më 9 prill në referendum për të vendosur për mandatin e kryetarit të PS-së, Edi Rama.