Ja përse Lulzim Basha e censuroi intervistën që dha tek Zëri i Amerikës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja përse Lulzim Basha e censuroi intervistën që dha tek Zëri i Amerikës!

22:50 | 28/03/2016
në Uncategorized
0

Nga Elida Buçpapa

Lulzim Basha, kryetari zyrtar i PD, kreu një vizitë disa ditore në SHBA. Ai u mirëprit nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Kongresmenë, diaspora etj.

Lulzim Basha po ashtu dha edhe një intervistë tek Zëri i Amerikës, seksioni shqip për gazetaren Ardita Dunellari.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Të gjitha aktivitetet Lulzim Basha i ka pasqyruar në faqen e tij zyrtare në Facebook përveç intervistës tek Zëri i Amerikës, e cila u botua e plotë me video dhe e zbardhur, pra me tekst. Troç, e ka censuruar këtë intervistë, ashtu si censurojnë vetëm diktatorët dhe diktaturat.

Duke iu hedhur një sy deklaratave fishekzjarre që ka lëshuar për gazetarët sapo ka mbërritur në Shqipëri, se paska marrë “mbështetjen e SHBA për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, kjo më bën të rikthehem tek intervista e sipërpërmendur për të parë më mirë se çfarë mesazhi mori ai nga institucionet Amerikane, intervistë që ai ia fshehu elektoratit dhe publikut, diçka e papranueshme për një lider të formatit Perëndimor, i cili kur arrin dhe censuron Radion që e mbështet Departamenti Amerikan i Shtetit, merreni me mend se çfarë bën me gazetarët që duan ta fitojnë bukën e gojës me punën e tyre të ndershme.

Që në fillim të intervistës tek Zëri i Amerikës, Lulzim Basha bëri zhurmuesin dhe i iku pyetjes të gazetares. I iku jo se nuk e kuptoi pyetjen, por qëllimshëm, për të thënë atë që deshte dhe jo atë që i kërkohej të përgjigjej. Një formë spekulimi.

Kur gazetarja Ardita Dunellari e pyeti: “Lidhur me rolin e opozitës në Shqipëri, çfarë mesazhi përcillni nga zyrtarët amerikanë”, Lulzim Basha doli jashtë temës dhe filloi të flasë për 25 vjetorin e rivendosjeve të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA, dhe kur gazetarja ndërhyri, Lulzim Basha vazhdoi të japë leksione demokracie, sikur korrupsioni të kishte lindur prej 23 qershorit 2013 e këndej, ditën kur PD humbi zgjedhjet, sepse elektorati demokrat i Shqipërisë e kishte braktisur këtë forcë politike që kishte hequr dorë nga premtimet dhe standartet demokratike, për të cilat  “u shiste mend” amerikanëve Lulzim Basha tek Zëri i Amerikës.

Nuk ishte aspak korrekt fakti se ai i ikte me koshiencë dhe në mënyrë të pacipë përgjigjes, por kur ai e devijoi pyetjen, gazetarja ia bëri edhe më eksplicite dhe i tha se “Radio Zëri i Amerikës kishte kontaktuar me Departamentin e Shtetit lidhur me takimin që kishte patur ai dhe  zyra e zonjës Nuland në komentin e saj  ka theksuar edhe nevojën që opozita të jetë e gatshme dhe e hapur për kompromis dhe për të bashkëpunuar me qeverinë për të gjetur zgjidhje për problemet më kryesore të vendit si dekriminalizimi, reforma në drejtësi.”

Në vend që zbardhja nga ana e gazetares e asaj që kërkonte DASH, diçka që ai e fshehu, ta vinte në pozitë të vështirë Lulzim Bashën, përkundrazi ai vazhdoi pa iu skuqur faqja të jepte receta moralizuese, duke harruar se nëse drejtësia dhe politika është e inkriminuar, kjo për fajin e lidershipit dhe qeverisjeve që kanë drejtuar Shqipërinë këta 25 vjet.

Kur gazetarja e pyeti se si mund ta mbrojë PD reformën gjyqësore nga presioni politik, kur PD vetë po futet në dialog me interesa të caktuara, Lulzim Basha vazhdoi të bënte demagogji sikur PD qenka faktor konsensusi dhe problemi i ngecjes dhe ngërçit është pala tjetër, kur në fakt reforma në drejtësi ka ngecur, sepse të gjitha palët nuk duan të kryhet, pasi i frikësohen drejtësisë.

Edhe sa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimeve, njëri nga pretendimet e PD që ngritja e këtij institucioni të bëhet pas ndryshimeve kushtetuese, është vetëm një mënyrë që ky institucion të mos ngrihet ose të vonohet sa më shumë të jetë e mundur ngritja e tij, sepse ndryshimet kushtetuese kërkojnë kohë, ndërsa faktori ndërkombëtar kërkon që BKH dhe reforma në drejtësi të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lulzim Basha bëri një ndërhyrje tjetër patetike dhe arriti kulmin e demagogjisë, kur i tha gazetares të Zëri të Amerikës se “Shqipëria nuk është Republika Prokuroriale e Shqipërisë, dhe as Republika Gjyqësore e Shqipërisë; është Republika e Shqipërisë – një demokraci parlamentare”, kur e vërteta është se Shqipëria është kthyer në Republikën e Kapur nga liderët e tre partive kryesore, të cilët në mënyrë antidemokratike kanë vendosur se cilët do të jenë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, se cili do të jetë Kryeprokurori i Shqipërisë, se cilët do të jenë kryegjyqtarët, gjyqtarët, Presidenti, kryetari i shërbimit sekret i Shqipërisë, deri se cilët do të jenë opinionistët dhe gazetarët e Shqipërisë duke e degraduar dramatikisht sistemin.

Prandaj reforma në drejtësi për dekriminalizimin e politikës dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve është SOS-i i fundit për të shpëtuar shtetin.

Kur gazetarja i tha Lulzim Bashës se PD “mban përgjegjësi për faktin, që korrupsioni arriti një nivel të atillë deri sa ka një angazhim të tillë të elementit ndërkombëtar për ta shkulur këtë problem, duke qenë se PD ka pasur pushtetin deri para tre vjetësh”, lideri i opozitës në vend që të mbante përgjegjësi, filloi të mbrohej duke sulmuar palën tjetër, ku sipas tij në kohën kur qeveriste PD ka pasur korrupsion, por tani që po qeveris PS korrupsioni është rritur edhe më.

Një përgjigje pa përgjigje dha Lulzim Basha edhe sa i përket Firmës Podesta, e cila ka lobuar për vizitën e kryetarit të opozitës në Washington D.C. Pyetjes të gazetares se përse ka lobuar kjo firmë, kur Departamenti i Shtetit e ka mirëpritur Lulzim Bashën, ky reagoi pa asnjë lloj modestie, por kur gazetarja e pyeti se sa e kishte paguar PD këtë firmë, Lulzim Basha reagoi me kakofoni se Podesta ka lobuar gratis për ta, çka tingëllon absurde, sepse asnjë firmë, aq më tepër në SHBA, aq më tepër me emër si Podesta, nuk punon gratis  as për Lulzim Bashën dhe as për Sali Berishën.

Në këtë intervistë, Lulzim Basha nga pozita aspak dinjtoze mbajti një qendrim ex chathedra, dha leksione demokracie, kur duhej të mbante kokën ulur, për faktin e thjeshtë se nëse Shqipëria ndodhet me këto rekorde korrupsioni dhe inkriminimi, faj për këtë janë dy forcat kryesore politike, që tashmë janë bërë anët e të njëjtës medalje këtë çerek shekulli tranzicion.

Ndërsa pretendimet e alternativës të Lulzim Bashës për zgjedhje të reja nga Washintgon D.C.  janë në rezonancë të plotë me ato të Sali Berishës, që përkuan edhe me një ribllokim të reformës zgjedhore posa Lulzim Basha i vuri këmbët në Tiranë, duke harruar premtimet që dha në Washington D.C..

Mendon Lulzim Basha se Podesta është më e fortë se DASH, dhe me një të rënë të lapsit, kryetari zyrtar i PD, do të arrijë çdo lloj fantazije për të ricikluar pushtetin e të bëhet shefi i qeverisë së re të Shqipërisë, kështu kope e inkriminuar si janë tani?

Që nga 23 qershori 2013, Lulzim Basha nuk ka ndërmarrë asnjë hap reflektues pas humbjes drastike të PD-së, ndërsa në intervistën tek Zëri i Amerikës, qëndrimi i tij herë duke i devijuar pyetjeve të gazetares, herë duke bërë zhurmuesin, herë duke u bërë demokratin, e herë konsensualin, me një eufori dhe mendjemadhësi deri në arrogancë të pajustifikuar, tregon se PD po vijon kursin e saj të shtrembër, të imponuar nga kupola dhe garda e vjetër që synon të qëndrojë në pushtet me një riciklim të ri. Prej kur kanë humbur zgjedhjet, nuk ka asnjë tregues për katharsis të PD. PD drejtohet me grusht të hekurt nga kupola oligarkike e zgjedhur nga Njëshi, që i ka patur gjithmonë frenat e shtetit kur është bërë ciklimi i pushteteve. Këta njerëz nuk do të fitonin asnjë votë nëse Shqipëria do të ketë një sistem zgjedhor proporcional dhe lista të hapura.

Kjo e bën urgjente reformën në drejtësi, për dekriminalizmin, funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimeve si dhe domosdoshmërinë e reformimit të sistemit zgjedhor që zgjedhjet e reja të mos i gjejnë shqiptarët përpara listët ku njëshi i partisë katapulton ata që nuk e meritojnë të përfaqësojnë popullin, por meritojnë të dalin përpara drejtësisë.

/voal.ch/

Etiketa: Byroja Kombetare e HetimitcensuroidekriminalizimiDepartamenti Amerikan i ShtetitElida Buçpapaex chathedraLulzim Bashareforma ne drejtesiVictoria NulandVOAZeri i Amerikes

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
7.5 kg drogë në sedilen e makinës, arrestohet sarandioti

7.5 kg drogë në sedilen e makinës, arrestohet sarandioti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com