Kuksianët pas protestës së djeshme kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”, sot protestojnë përballë komisariatit të policisë së këtij qyteti. Ata kërkojnë që familjarët dhe bashkëqytetarët e tyre të lirohen.
“I bëj thirrje Ambasadës së SHBA dhe BE të na hapin 3 orë ambasadat e të ikim ose të bëjmë referendum të na bashkojnë me Kosovën”, shprehet një qytetar.
Ndërsa një tjetër shton: “Ne nuk jemi budallenj, ne jemi malësorë, malokë janë ata që fshihen”.
Me thirrjet “Lironi, vëllezërit tanë“, “O dorëzohu, o rrëzohu“, kuksianët thonë se do të djegin sërish sportelet deri sa të arrestohen të gjithë.
Ata thonë se më mirë të ruhen në burg se sa të jenë të rrethuar në këtë mënyrë me tela me gjemba.