Shoqata Camëria Kosovë bashkëndan shqetësimin e Shoqatës Patriotike Çamëria Tiranë dhe të Partisë për Drejtësi Integrim në lidhje me deklaratat e diplomatëve grekë dhe marrëveshjes me Shqipërinë.
Shoqata Camëria Kosovë, e mbështetur nga 6o. 000 anëtarët e saj kërkon nga Bushati që të prezantojë një raport të hollësishëm për opinionin e gjerë, dhe t’i japë fund bisedimeve të fshehta.
Deklarata e Shoqatës Çamëria Kosovë
Shoqata Çamëria Kosovë bashkëndjen shqetësimet e Shoqatës Patriotike Çamëria Tiranë dhe të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, rreth deklaratave të fundit të Ministrit të Jashtëm të Greqisë Z. Nikos Kotzias dhe të Ministrit te Mbrojtjes Ztr. Panos Kammenos ku këta të fundit me krenari u prononcuan para mendiave, se janë të kënaqur me marrëveshjen me palën shqiptare, ata u deklaruan se “morëm çfarë deshëm dhe nuk biseduam asnjëherë rreth Çështjes Çamë“, gjithashtu deklaruan se do ta zgjerojmë hapsirën detare me Shqipërinë nga 6 ne 12 Milje!
Ne e pyesim Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Z. Ditmir Bushati, a nënkupton kjo që ju i dhuruat një dhuratë aq të vlefshme palës Greke që ata u ndjen aq të lumtur dhe krenar, ku pasardhesit tanë do t’i vuajnë pasojat e këtyre marrvëveshjeve, e që nuk u prezentuan asnjëherë para opinionit të gjerë.
Shoqata Çamëria Kosovë përcjell shqetësimet e 60.000 antarëve të saj për fatin e integritetit të Shqipërisë dhe posaqërisht të vllezërve Çamë, që po nëpërkëmbet morali, krenaria dhe gjaku i tyre, që në e konsiderojmë që është edhe gjaku ynë.
Ne ia përkujtojmë Z. Bushatit që shteti i Greqisë nuk e njeh Çështjen Çame dhe e kundërshton fuqishëm Shtetësinë e Kosovës, dhe ne kërkojmë nga Z. Bushati që të prezantojë një raport të hollësishëm për opinionin e gjerë, dhe t’i japë fund bisedimeve të fshehta, ne mendojmë që ka ardhur koha të përfundojnë shqetësimet e qeverise Kosovare se kush duhet të i udhëheq bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, ka ardh koha që të marrin fund edhe shqetësimet e popujve të të gjitha vilajeteve Shqiptare.
Ne mendojmë që Ministri i Jashtëm i Kosovës Z. Behgjet Pacolli të marrë pjesë në marrëvshjet me Greqinë ashtu edhe siç e do rendi që edhe në bisedimet me Serbinë të jenë prezentë edhe përfaqësuesit e shtetit Shqiptarr, në këtë mënyrë do të jetë gjithçka transparenete dhe nuk do të ketë marrëveshje të fshehta me Greqinë apo me Serbinë.
Edhe ashtu Shqipëria është ajo që është dëmtuar në proceset e marrveshjeve të fuqive të mëdha në vitin 1913, siç e dinë edhe shtetet e Bashkimit Europian se Kosova ka qenë pjesë e Shqipërise bashkë me vilajetet e tjera që e përbëjnë Shqipërinë origjinale të shekullit XVIII, Kosova, Ilirida, Kosova Lindore, Toplica, Malësia e Madhe dhe Sangjaku.
Ztr. Bushati, Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve të të gjitha vilajeteve, dhe nuk do të lejojme të ndodhë ajo që bëri Esat Pasha me Shqipërine, qofte edhe një centimeter.
Kur flasim për fuqite e mëdha, që sot ato përbëjnë Bashkimin Europian, nuk është për tu habitur që ato i mbyllin sytë para shkeljeve flagrante që i bëjnë shtetet sllave në raport me Shqiptarët.
Ne përfundimisht i shprehim dyshimet tona rreth drejtësise Europiane ku aludohet për “Demokraci” të mirëfilltë, ku liria e lëvizjes, e drejta pronësore dhe respektimi i ligjit është i pa diskutueshëm, mirëpo e vërteta na thotë ndryshe.
Greqia duke qenë pjesë e Bashkimit Europian del të jetë shkelësi i të gjitha këtyre të drejtave elementare të njeriut, të garantuara me konventën ndërkombëtare të Gjenevës, dhunohet e drejta pronësore duke ua mohuar pronarëve posedimin e pronave të trashëguara, punimin e tokave, vjeljen e frutave dhe të mirat tjera pasurore që tash e 74 vite shfrytezohen nga grekët dhe nuk u ipet në kompenzim as një pagesë.
Atje ku konsiderohet hapësirë e zonës Shengen, dhunohet e drejta e lirisë së lëvizjes së shtetasve shqiptarë, e drejta për t’i nderuar të vdekurit duke iu ofruar një ceremoni varrimi sipas traditës dhe besimeve të popullit, e drejta për të ndërtuar një Memorial që të përkujtohen të dashurit tanë, atje ku ligji e garanton njohjen e dokumenteve që dëshmojnë prejardhjen ku ke lindur, garanton legjitimimin e dhënjes së dëshmive të atyre që e përjetuan tmerrin në fëmijërinë e tyre të hershme, duke i konsideruar si kriminel lufte dhe bashkëpuntorë të Ushtrisë Naziste, qysh nga mosha 3-vjeçare.
Shteti Grek duke qenë pjes e BE-s, cdo ditë i përkujton ligjin e luftës fqijut që i mori pronat bashk me tapi, i plaqkiti, i masakroj dhe i dëboj nga shtëpitë e tyre ashtu të përsekutuar, të sëmurë, të etur dhe të uritur, duke i vezhguar se si vdesin ngadalë të pafuqishëm nën përcëllimen e djellit përvëlues.
Në emër të ligjit të luftës ua ndalon Shqiptarëve të Çamërisë të hyjnë në Greqi qoftë edhe për t’i nderuar të vdekurit e tyre që ende qëndrojnë në varreza masive, nuk ua njohin statusin e minoritetit etnik Shqiptarë në Greqi, një të drejtë që e kishin në vitin 1927, nuk ua lejojne të hapin shkolla Shqipe që ta mësojnë gjuhën e tyre, nga ana tjetër Greqia ka vërshuar territorin e Çamërisë me përmedorë dhe Busta të kriminelit famëkeq Napoleo Zerva, duke provokuar drejtësine Europiane dhe të gjithë Shqiptarët.
Në fund fare, Shoqata Çamëria Kosovë mbështet të gjitha kërkesat e Shoqatës Patriotike Çamëria Tiranë dhe PDIU, dhe ne i konsiderojmë të arsyeshme dhe të domosdoshme, ne mbesim besnik të cështjes Çame, deshtën apo nuk deshtën armiqët tanë, ne me këmbëngulje kërkojmë nga dy qeveritë Shqiptare që të jenë pjesmarrës në bisedime me Greqinë dhe Serbinë, ne nuk do të lejojme që Shqipërisë të i ndodhë ajo që i ndodhi nga viti 1878 deri në vitin 1913.
Ne ende besojmë që në Bashkimi Europian ka popuj dhe Shtete që respektojnë ligjin, të drejtën e njeriut dhe Demokracinë.
Ne mbështesim me të drejtë 16 kërkesat e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU që iu janë drejtuar Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ztr. Ditmir Bushati, këto vlejnë edhe për Bashkimin Europian:
1. Zbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për Çështjen Çame, një dokument i detyrueshëm për zbatim nga Mininistria jonë e Jashtme.
2. Kërkesa për ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë të vrarë nga krimineli Napoleon Zerva.
3. Njohja e dokumentave të lëshuar nga Shteti Shqiptarë, duke qenë pjesë e listës së Shteteve që udhëtojnë pa viza në BE.
4. Qartësimin e marrëveshjes për Toponimet Greke.
5. Njohja e të drejtës pronësore.
6. Heqjen e ligjit të luftës dhe pengesave për posedimin e pronësisë.
7. Dhënjen e tatusit të minoritetit etnik shqiptar në Greqi dhe hapjen e shkollave shqipe për shqiptarët e Çamërisë, statusin që e kishin në vitin 1927 në Greqi.
8. Hapja e konsulatës në Çamëri, në reciprocitet të hapjes së disa konsullatave greke në Jug të Shqipërisë.
9. Heqjen e busteve dhe përmendoreve të kriminelit Napoleon Zerva në zonën e Çamërisë, që ne i konsiderojmë provokime dhe kërcënim.
10. Qartësimi i bisedimeve rreth rishikimit të historisë në tekstet shkollore dhe dyshimet për heqjen nga tekstet shkollore të historis së Çamërisë dhe termi Çamëri.
11. Publikimet e marrveshjeve për hapsirën detare me Greqinë.
12. Transparenca në bisedimet midis Greqisë dhe Shqipërisë për kufijtë tokësorë, të njohura ndërkombëtarisht nga Traktati i Firencës.
13. Njohja e të drejtës ligjore sipas kushtetutës së Shqipërisë për kundërtimin e marrëveshjes për Detin në Gjykatën Kushtetuese.
14. Lobimi i qeverisë së Shqipërisë për njohjen e Kosovës nga pala Greke.
15. Ndryshimi i statusit të Varrezave Historike për Varrezat Monumentale të Kllogjerit,
16. Ndalimi i marrveshjes së partneritetit strategjik me Greqine, kur dihet që Greqia nuk e njeh Çështjen Çame dhe kundërshtone fuqishëm shtetsinë e Kosovës.