Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Rama i jep Maqedonisë një port në Shqipëri, Zaev: Në Durrës do valëvitet flamuri maqedonas

Nga Media 0

Maqedonia do të ketë portin e saj në Durrës. Sipas mediave maqedonase, Shqipëria do t’u japë fqinjëve mundësinë për një port në Durrës, i cili do të shfrytëzohet nga kompanitë maqedonase për shkëmbim tregtar.

Sipas mediave maqedonase, kryministri Zoran Zaev ka deklaruar se homologu i tij shqiptar, Rama ia ka premtuar këtë gjë.

Ja për shembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valëvitet flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve.”, është shprehur Zaev.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej