Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përdorimi i gazit lotsjellës në protestë/ Enkel Demi: Qeveria po viktimizohet me policët e plagosur

Nga Klodiana 0

I ftuar në Ora News, gazetari Enkel Demi ka komentuar situatën e protestës së sotme ku dhjetëra mijëra qytetarë vërshuan së bashku drejt Kryeministrisë e më pas Parlamantit.

I pyetur nga gazetarja mbi përdorimin e gazit lotsjellës në protestë, Demi tha se qeveria po viktimizohet duke treguar se kemi kaq policë të plagosur nga protesta.

Gazetari u shpreh se situata nuk ishte në gjendje aq të tensionuar sa të përdorej tre herë rresht gazi lotsjellës.

Përse është e nevojshme të përdoret gazi lotsjellës?

“Kjo është një pyeje që është e vështirë për ti dhënë përgjigje pasi qeveria po viktimizohet duke treguar se kemi kaq policë të plagosur. Kjo tregon se aty është marrë një vendim i shtyrë nga frika sepse ne ishin në transmetim të drejtëpërdrejtë po e shihnim live dhe të paktën Ora News, me të cilën kam qenë i lidhur deri tani nuk la ndonjë cep të pa filmuar. Nuk vura re ndonjë agravim kaq të madh të situatës për të përdorur gaz lotsjellës. Qeveritë në krizë të ngjashme, frika i detyron të bëjë veprime të pakuptueshme. 5 policët nuk përdoren për të na treguar ne që ka patur dhunë dhe po përdoren për të justifikuar gazin lotsjellës”, ka deklaruar gazetari Enkel Demi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej