Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Komunikimi i Javës/ Negociatat, Rama: Opozita po na turpëron me BE-në

Nga Rexhina Biba 0

Komunikimin e Javës kryeministri Rama këtë herë e përqëndroi tek hapja e negociatave me Bashkimin Europian.

Rama tha se opozita po na turpëron ndërsa dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i  Vettingut është bërë me qëllim të që bllokojë çeljen e negociatave.

Rama: Kush mund ta imagjinojë për shembull se negociatat do të çelen normalisht nëse kur ekipet do të jenë gati për t’u ulur në tavolinë, nuk do të ketë nisur zbatimi i ligjit të Vottingut. Askush me dy fije mend në kokë, nuk e imagjinon dot.

E dinë këtë edhe dritëshkurtrit që e kanë bllokuar përkohësisht Vettingun me një kërkesë të turpshme për ta shpallur antikushtetues dhe me sa duket me një qëllim edhe më të turpshëm për të vonuar negociatat, për të vonuar drejtësinë.

Nga ana tjetër, s’ka forcë arsyeje që ta pengojë, kazanin e broçkullave të fillojë të ziej tanimë përditë nga gënjeshtrat dhe sajesat, e atyre që qëllimin e tyre e kanë shpallur prej tre vjetësh; të çorodisin dhe të mërzisin shqiptarët me shpresën se çorodija dhe mërzija do të bëhen vota kundër qeverisë. 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>