Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Edi Rama: Çështja Çame? Kotzias foli për konsum të brendshëm

Nga 27.al 0

Nga Alba Haruni

Deklaratat e ministrit të jashtëm grek, për konsum të brendshëm, nuk i marrim seriozisht.

Vetëndjehjeje nga ana e fqinjëve tanë atje brenda

Kështu ka deklaruar kryeministri Rama gjatë një interviste me Eni Vasilin në News 24.

Më poshtë një pjesë e intervistës së kryeministrit Edi Rama pas vizitës së tij në Beograd, në lidhje me deklaratat e fundit të ministrit të jashtëm grek.

Eni Vasili – Le të qëndrojmë sërish tek historia, tek një histori tjetër problematike siç është Greqia, them problematike, por shkak të disa deklaratave që së fundmi ministri i jashtëm grek ka artikuluar, i cili kujton forcën greke, ushtrinë, flotën e të tjera. Duket si një deklaratë lufte, i keni lexuar besoj këto deklarata. Çfarë mendoni?

Edi Rama – Mendoj që është një deklaratë për konsum të brendshëm, në opinionin publik grek dhe mua më ndjell një buzagaz të lehtë miqësor.

Asgjë më shumë? Është ministri i Jashtëm… Kemi një problem ne me qeverinë greke lidhur me Çështjen Çame?

Jemi dy vende anëtare të NATO-s dhe siç e dimë ne e dinë dhe fqinjët tanë grekë, kështu që këto lloj deklaratash janë konsum i brendshëm që nuk është i panjohur në politikën greke dhe s’ka asnjë problem për ne. Nuk i marrim dot seriozisht si kërcënime, sepse unë nuk i konsideroj kërcënime, i konsideroj një shprehje vetëndjehjeje nga ana e fqinjëve tanë atje brenda. Por ne s’kanë çfarë force na tregojnë fare.

A ka sot tension mes Tiranës dhe Athinës për Çështjen Çame dhe a është futja në koalicion e Shpëtim Idrizit një element që e ka akseleruar disi këtë lloj tensioni?

Ne jemi në Shqipëri dhe jemi këtu në lirinë dhe të drejtën tonë për t’u futur e për të dalë në skenën politike si të duan. Kemi të drejtën tonë për të ndërtuar koalicionet që duam dhe nuk e imagjinoj dot që ne të kemi vërejtje se me kë bën koalicion në Greqi një X me një Y. Prandaj e kam thënë dhe e përsëris se çfarë bëjmë ne këtu me politikën tonë dhe me njëri-tjetrin nuk është një çështje ku presim këshilla apo presim vërejtje nga fqinjët tanë.

Keni patur kërkesa për mospërfshirjen e PDIU-së në koalicionin qeverisës?

Ka pasur një deklaratë që Ministria e Jashtme greke të kishte një opinion se kush u zgjodh nënkryetari i Parlamentit në Shqipëri. A e imagjinoni dot ju që Ministria jonë e Jashtme të ketë një opinion dhe ta bëjë publik, duke shprehur rezervë për nënkryetarin e parlamentit grek, që unë as nuk e njoh dhe as kam fare kuriozitet ta di se kush është. Është e njëjta gjë. Ne kemi ndërtuar një marrëdhënie simetrike me Greqinë dhe me të gjithë. Ne nuk jemi as superfuqi, as nuk mendojmë që jemi të veçantë dhe të tjerët duhet të na dëgjojnë dhe të na rrinë gatitu. Nuk i imponohemi askujt. Ne thjesht kemi një princip, brenda 28 mijë kilometrave katrorë të Shqipërisë vendosim ne. Dhe interesat tona nuk negociohen, as në Athinë, as në Beograd dhe asgjëkundi tjetër. Interesat tona negociohen këtu midis nesh.

Asnjë qeveri nuk ka pranuar një ministër çam, në kabinet. Ka qenë kërkesa e Athinës kjo apo jo?

Duhet të pyesni kryeministrat më pare, nëse kjo ka qenë kërkesa e Athinës. Por unë di të them kaq; që kërkesa të tilla nëse ka pasur në të shkuarën, nuk mund të ketë në qeverinë time.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej