Që prej mesnate ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë.
Në Kosovë janë regjistruar gjithsej 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Fushata zgjat 10 ditë. Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje e shënoi hapjen e fushatës me një dalje të krerëve të saj pas mesnate në selinë e partisë, në Prishtinë.
Ndërsa kandidati i LDK-së për kryeministër publikoi pas mesnate një video-mesazh për qytetarët.
Lëvizja “Vetëvendosje” garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.