Pas vendosjes së sekuestros ndaj 26 pasurive, Ylli Ndroqi është shoqëruar në Policinë e Tiranës.
Ndroqit do t’i komunikohet vendimi i GJKKO për sekuestrimin e pasurive, bazuar nga dyshimet e SPAK se ato tejkalojnë fitimet reale të deklarara nga Ndroqi dhe familjarët e tij.
SPAK arsyeton se sekuestro është vendosur për shkak se ekziston rreziku për humbjen, për marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.
Pjesë e pasurive të sekuestruara janë edhe 2 apartamente, 5 automjete, 7 troje dhe një sipërfaqe pylli si edhe televizionet Ora News, Channel One si dhe shoqëritë ‘Yldon’, “Rendon oil” e “Don-Ucd”, “Interkinex”, “Albania Bay Marine”