Vuçiç po kafshon shpinën e gomarit… këta bëjnë sikur janë në ëndërr – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç po kafshon shpinën e gomarit… këta bëjnë sikur janë në ëndërr

14:55 | 13/11/2020
në Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Pas marrëveshjes së çuditshme të arritur në Shtëpinë e Bardhë, kërcënimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç nuk duhet parë si i papritur, përkundrazi. Nuk bëhet fjalë për një lajthitje, por për një lëvizje shumë mirë të përllogaritur. Me fillimin e proceseve në Hagë ndaj drejtuesëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beogradi tani e ka të gjithë mundësinë që ta heqë lëkurën e deles dhe të shfaqet me fytyrën e vërtetë të ujkut.

Pushtuesi, përdhunuesi, vrasësi, gjenocidisti në bazë të asaj marrëveshje më shumë se të keqe dhe këtyre gjyqeve, është barabitur me luftëtarët e rezistencës, të munduarit, të përdhënuarit, të përzënët, të vrarët.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Në këtë pikë Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili mbante një samit për minishengenin me kryeministrin Edi Rama, ndërsa Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi dilnin me pranga në Hagë, mund ta çojë më tutje projektin e tij, jo më të shkëmbimit të territoreve, por të pushtimit të tyre.

Roli i Turqisë dhe Rusisë në konfliktin e Nagorno-Karabakh e ka joshur atë për të sajuar një rrip toke si mollë sherri dhe për ta afruar kufirin ku dëshiron ai në Mitrovicën e ndarë dhe jo vetëm.

Nga përvoja e hidhur e Historisë së Shqipërisë mësojmë që Serbia dhe Greqia nuk kanë bërë kurrë deklarata të nisura nga emocionet, por nga fakti i kryer. Së fundmi, grekët dëshiruan zgjerimin në detin Jon me 12 milje dhe po nisin trupat ushtarake në ishullin Othonoi. Të gjitha shpotitë dhe batutat marroke të kryeministrit tonë trashaman janë shumëzuar me zero.

Nuk ka pse të çuditemi aspak, nëse një ditë në Mitrovicë, në Urën e Ibrit të shohim trupat e Vuçiçit, i cili tashmë ka lëshuar kushtrimin.

Reagimi i Tiranës dhe i Prishtinës është më shumë se i vakët dhe aspak serioz. Sërish kërkojmë që të na i zgjidhin hallet të huajt. Vjosa Osmani kërkoi reagimin e Europës dhe NATO-s, kurse Pandi Majko lëshoi një të thënë si teksti i këngës “xhamadani vija-vija”. Edi Rama heshti si peshku në ujë dhe ka hallin e Shtëpisë së Verdhë që po kërkon t’ia shesë Lulzim Bashës sikur me qenë agjent imobilar.

Pas kësaj deklarate të rrezikshme që cënon territorin kombëtar duhen bërë me shpejtësi disa veprime:

* Ndërprerja e menjëhershme e bisedimeve Kosovë-Serbi.

* Mbledhje urgjente e përbashkët e dy qeverive.

* Mbledhje urgjente e Shtabit të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

* Mbledhje të përbashkëta të shërbimeve inteligjente të Kosovës dhe Shqipërisë.

* Lëvizje të trupave ushtarake.

* Dërgata të përbashkëta diplomatike në Bruksel, Berlin, Uashington.

Këngët me tupana dhe thirrjet “O sa mirë me ken’ shqiptar!” vijnë pasi ke dalë faqebardhë, përndryshe në orën 17.00 edhe Radio Tirana ka për të transmetuar “Pozdravin”.

Etiketa: Aleksandar Vucicedi ramaEnkel DemigjenocidistiHashim ThaciJakup KrasniqiperdhunuesipushtuesivrasësiVuçiç po kafshon shpinën e gomarit... këta bëjnë sikur janë në ëndërr

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

nga 27
07:35 | 06/06/2026
0

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të paradites priten...

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Para
Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së mbështet hapjen e negociatave

Bashkimi Evropian hesht ndaj deklaratës së Vuçiçit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026
A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com