Vokshi: Të anulohen zgjedhjet në universitete, pa studentë e me presione! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vokshi: Të anulohen zgjedhjet në universitete, pa studentë e me presione!

15:13 | 01/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë, Ministrisë së Arsimit, për të nisur fushatën e zgjedhjeve në universitete.

Nga selia e PD, ish-Kryetarja e Komisionit të Edukimit në parlament Albana Vokshi deklaroi se “zgjedhjet e 30 korrikut në universitete janë antikushtetuese. Qeveria i heq të drejtën e votës 75% të studentëve për të emëruar në krye të rektoratit të Tiranës ish-gjyqtarin me pasuri të pajustifikuar Artan Hoxha. Zgjedhje pa votues në universitete, pa studentë, me shantazhe dhe presione duhet të anullohen! Procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar garë të lirë e të ndershme”.

Deklarata e plotë

Read more

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

“Zgjedhjet universitare janë ngjarja me domethënëse për demokracinë e universiteteve, por qeveria e Edi Ramës synon t’i shndërrojë ato në zgjedhje moniste për të emëruar më të besuarit në krye të fakulteteve dhe universiteteve, veçanërisht në Tiranë. Këtij qëllimi kriminal i shërben edhe vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit, që ka caktuar datën 30 korrik për zgjedhjet në univeristete.

Nga pikëpamja ligjore, vendimi i qeverisë “Rama” është antikushtetues. Nga pikëpamja njerëzore, është kriminal.

Ai vë në rrezik shëndetin e studentëve dhe pedagogëve, të cilët i thërret në një proces zgjedhor, në një kohë kur numrat e të prekurve nga COVID dhe vatrat e infeksionit po rriten çdo ditë.

Edi Rama kërkon të bëjë me universitete atë që bëri me zgjedhjet e 30 Qershorit, të emërojë njerëzit e tij, duke eliminuar çdo mundësi për garë të ndershme.

Me vendimin antikushtetues dhe të paligjshëm të Ministres së Arsimit, qeveria ka përjashtuar 75 përqind të studentëve nga e drejta për të votuar.

Ai lejon të kthehen në auditorë vetëm një pjesë të studentëve, ata që largohen këtë vit akademik, si në bachelor edhe në master, duke përjashtuar dhe duke i hequr të drejtën e votës, të gjithë pjesës tjetër të stundetëve.

Ministrja e Arsimit nuk lë asnjë mundësi për shpalljen e platformave të dekanëve apo rektorëve, nuk lë asnjë mundësi për fushatë me studentët dhe pedagogët, pasi fakultetet janë të mbyllur, studentët janë të larguar për shkak të pandemisë.

Kjo situatë e krijuar me vetëdije nga Edi Rama dhe Besa Shahini për të kapur dhe kontrolluar edhe universitetet, si çdo qelizë tjetër të këtij shteti, është e papranueshme!

Është një përpjekje për të rrënuar edhe atë pak që ka mbetur nga autonomia në arsimin e lartë.

Është shuarje e çdo shprese që kishin një vit më parë studentët në protestën e tyre. Këto zgjedhje pa votues, pa studentë, me shantazhe dhe presione duhet të anullohen!

Zgjedhjet në universitete duhet të kryhen në ligjshmëri të plotë, ku të respektohet e drejta kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Procesi duhet shtyrë dhe të rihapet nga e para për të garantuar standarde, konkurencë dhe garë të lirë e të ndershme.

Vendimi antikushtetues i qeverisë së Edi Ramës për të bërë zgjedhjet në universitete më 30 Korrik i shërben vetëm emërimit pa garë në krye të rektoratit të një shërbëtori të pushtetit, si Artan Hoxha, dekanit famëkeq të Fakultetit Juridik.

Përveçse njihet si ish gjyqtari me pasuri të pajustifikuar 200 mijë dollarë, Artan Hoxha, mbahet mend si dekani që futi pabesisht policinë në mjediset e universitetit për të rrahur studentët në kulmin e grevës së tyre. Atë që nuk bëri dot Emiljano Shullazi 4 vjet më parë, nuk mund ta bëjë sot me një vendim antikushtetues Besa Shahini dhe Edi Rama.”

Etiketa: Besa shahiniedi ramaPartia Demokratikevendimi i qeveriseZgjedhjet në Universitete

Të Lidhura

Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

nga 27
08:16 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:58 | 04/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

nga 27
07:52 | 04/06/2026
0

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

nga 27
07:38 | 04/06/2026
0

Dashi Do jeni shume me te hapur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe me ne fund do...

Para
Nëse Rama kalon ligjin zgjedhor pa koalicione, europianët do i hapin dosjen e burgimit në Francë (film)

Nëse Rama kalon ligjin zgjedhor pa koalicione, europianët do i hapin dosjen e burgimit në Francë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

08:16 | 04/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:58 | 04/06/2026
Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

07:52 | 04/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

07:38 | 04/06/2026
Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

07:31 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –
  • Ndërtimet në Zvërnec/ Protestuesit shkojnë te selia e PD, thërrasin në kor ‘opozitë e shitur’ –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com