VOA: Largimet e padrejta nga puna, shteti paguan 102 milionë USD – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA: Largimet e padrejta nga puna, shteti paguan 102 milionë USD

12:00 | 04/04/2019
në Kryesore
0

Vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna si në administratën shtetërore edhe atë vendore mbeten në pjesën dërrmuese të pazbatuara në Shqipëri.

Sipas Raportit Vjetor 2018 të Komisionierit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, të sapopublikuar, pjesa dërrmuese e vendimeve të formës së prerë të gjykatave nuk janë zbatuar ndonëse ligji parashikon që çdo institucion detyrohet të marrë masat e nevojshme për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit gjyqësor.

Raporti i Komisionerit vlerëson se “në institucionet e administratës shtetërore “janë ankimuar pranë Gjykatave Administrative 609 akte administrative përmes të cilave janë larguar ose liruar nëpunës civilë, nga të cilat janë zgjidhur me vendim të formës së prerë vetëm 389 raste, nga të cilat për 80 raste është rrëzuar anikimimi”.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Aktualisht, vlerëson raporti, janë ekzekutuar vetëm 100 vendime gjyqësore ose 32% e tyre dhe kanë mbetur për t’u ekzekutuar 209 vendime gjyqësore të formës së prerë ose 68% e tyre”.

Edhe në institucionet e vetëqeverisjes vendore, ku përfshihen 61 Bashki dhe 12 Këshilla e Qarku sipas raportit janë ankimuar pranë Gjykatave Administrative 323 akte administrative, nga të cilat zgjidhur me vendim të formës së prerë 214 raste ndër to 62 ankimime janë rrëzuar. Raporti vlerëson se janë ekzekutuar vetëm 62 vendime gjyqësore ose 41% e tyre dhe kanë mbetur për t’u ekzekutuar 90 vendime gjyqësore të formës së prerë ose 59% e tyre.

Raporti vlerëson se “nga pikëpamja krahasimore ndër vite, numri më i madh i akteve administrative të ankimuara që janë objekt i vendimeve gjyqësore të pa ekzekutuara kanë dalë në periudhën 2013 – 2015”. Kjo periudhë përkon me paszgjedhjet parlamentare të 2013, kur në Shqipëri demokratët ua lanë vendin socialistëve për qeverisjen e vendit.

Raporti vlerëson se edhe shqyrtimi në gjykatë i ankimimeve për lirimet e padrejta nga puna ka rezultuar të zgjasë mbi 3 vjet. Sipas Raportit “kjo situatë vlerësohet edhe si një nga shkaqet kryesore që e ka mbartur këtë problem ndër vite dhe e ka ndërlikuar atë, pasi ka vështirësuar ndjeshëm gjetjen e rrugëve për zgjidhjen e tij, në kushtet kur njihet dinamika e lartë e lëvizjeve dhe e zhvillimeve në administratë”.

Raporti i Komisionierit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil flet edhe për proceset e rekrutimit në administratë. Sipas Raportit nga 1 592 pozicione pune që janë mbikëqyrur, janë konstatuar 960 raste të emërimeve në detyrë në përputhje me kërkesat e ligji dhe 357 raste të emërimeve të parregullta, që zënë 22% të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil.

Shkarkimet e padrejta nga puna thelluan dëmet në Buxhetin e Shtetit

Shpenzimet për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna shënuan gjithashtu vlera të larta gjatë vitit 2018 në Shqipëri. Të dhënat nga portali joqeveritar “Open.Spending.Albania”, që i referohen pagesave të kryera nga Thesari i Shtetit pranë Ministrisë së Financave, flasin për 2.595 transaksione të kryera nga janari i 2018 deri në fund të dhjetorit në vlerën e rreth 13,8 milionë dollarëve.

Shpenzimet u përkasin institucioneve shtetërore dhe njësive të qeverisjes vendore dhe u përgjigjen pagesave për zyrtarë që kanë fituar gjyqet pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës për shkarkim të padrejtë nga puna.

Vitit 2018 shënoi një rënie të lehtë të shpenzimeve për këtë kategori në raport me vitin 2017 ku ishin shpenzuar rreth 14,4 milionë dollarë. Në pesë vitet e fundit të dhënat flasin se vetëm për shkarkimet e padrejta nga puna nga Ministria e Financave janë paguar mbi 102 milionë dollarë. Rekordin e shënon viti 2014 që pasoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri kur nga Buxheti i Shtetit u paguan për vendimet gjyqësore rreth 32 milionë dollarë.

Analistët e pavarur vlerësojnë se në vend egziston ende hendeku midis kuadrit ligjor e politik dhe zbatimit të tij në administratën publike. Sipas analistëve administrata publike shqiptare vijon të karakterizohet nga karriera jo të qëndrueshme, shkallë e lartë e ndryshimeve që pasqyrohet në përvojën e pakët të punonjësve civilë dhe kohë pas kohe shfaqen praktika të këqija, si pagimi i rryshfeteve per vende pune, abuzimi me pushtetin dhe ndikimi i politikës partiake në emërimet që nga nëpunësit më të thjeshtë deri tek zyrtarët e lartë.

/VOA/

Etiketa: 102 milionë USDbuxheti i shtetitQeveriaShkarkimet e padrejta nga puna

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
Rudina Hajdari: Ata që bëjnë sikur e duan të djathtën kanë 28 vite me Gramoz Ruçin

Rudina Hajdari: Ata që bëjnë sikur e duan të djathtën kanë 28 vite me Gramoz Ruçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com