Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj. Në lidhje me protestën e qytetarëve ndaj shkatërrimit që po i bëhet zonës së mbrojtur të Zvërnecit me projektin e ri të qeverisë, Berisha theksoi se PD nuk merr pjesë në protestë dhe as nuk është organizatore.
“Qëndrimi ynë, ne mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë. Në mënyrë të palëkundur. Qëndrimi ynë, ajo është një protestë që nuk është thirrur nga PD dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD. Kështu që ne, në moralin e plotë të qëndrimit ndaj protestave, nuk kemi asnjë tendencë… pra qëndrimi ynë është respektimi i plotë i protestës.
Nuk mund të marrim përsipër asnjë hap, i cili mund të krijojë debat të çfarëdo lloji. Pra ne respektojmë… e kemi theksuar dhe e theksojmë, qytetarët e lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që ata e gjykojnë të arsyeshme.
PD ka axhendën e saj të protestave, dhe kur ajo thërret në protestë, ajo është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të angazhohen. Në këtë kontekst, ne, thashë edhe njëherë, respektojmë plotësisht protestën,” tha Berisha.










