Vetingu politik i Lulzim Bashës dhe deklaratat e Ambasadës Amerikane për Tom Doshin

Duhet të lëçisni

Ky është turku që i ofroi para në këmbim të votës një 24-vjeçari në Vlorë

Ky është 23-vjeçari turk i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë sot në Vlorë për blerje të votës. Mësohet se Abdullagfur Balikçi është laborant dentar,...

Goditet banda kriminale në Shkodër, 4 të arrestuar

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Perash”, duke goditur një rast të tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimi, një...

David McAllister: Zgjedhjet e 25 prillit, vendimtare për demokracinë shqiptare!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një bisedë me Presidentin e PPE, Donald Tusk, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të PPE. Gjatë...

Presidenti i PPE Tusk thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të Partisë Popullore Eropiane. Presidenti i PPE, Donald Tusk, u shpreh se Shqipëria...

Nga Ermal Mulosmani

1.

Dekriminalizimi

Përtej çdo kritike që kundërshtarët e Lulzim Bashës i drejtojnë atij, të gjithë pajtohen në një pikë: Ligji i dekriminalizimit ka qenë një meritë absolute e këmbënguljes dhe presionit opozitar. Të gjithë i kujtojmë talljet e Kryeministrit në daljet publike me Roshin e famshëm të Kavajës duke e pyetur se sa vjet burg ke bërë apo sa emra ke. Në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 2015-ës, Kryeministri Rama mori përsipër edhe të jepte verdiktin për pafajësinë e tij duke e quajtur “i nderuar”:

“Vini ka qenë 15 vjeç, bashkë me shumë 15 vjeçar që e braktisën Kavajën dhe ikën së ashku me mijëra shqiptarë për të kërkuar në rrugën e vështirë të emigrimit. Nuk ka asnjë mister në emrin e tij. Ashtu si mijëra të gjerë që në vitet 90 trajtoheshin si mos më keqe. Edhe ai ka qenë i dëbuar, por ajo që ka rëndësi është se është i nderuar”.

Asnjëherë nuk u distancua prej tij për sa kohë akuzat e bëra publike nuk vërtetoheshin. Deri në momentin kur erdhi dokumenti nga Italia dhe Zvicra që vërtetonte dënimin e tij për përdhunim në grup, i hetuar nga DEA amerikane për trafik narkotikësh dhe falsifikator dokumentash zyrtare.

Ligji i dekriminalizimit ishte de fakto fitorja më e madhe e opozitës parlamentare të viteve 2013-2017.

2.

Vetingu Politik

Lulzim Basha në vitin 2018 mori iniciativën politike më të guximshme qysh kur ka hyrë në politkë: Vetingun politik! Me fjalë të thjeshta, pastrimin e politikës nga të korruptuarit, të inkriminuarit, ata që nuk vërtetojnë dot pasurinë e deklaruar me të ardhurat e tyre shumëvjeçare.

Propozimi i Bashës mbetet shenja e parë dhe e vetme për vetëpastrimin e politikës. Të gjithë u gjendën të befasuar, mundej që Basha të luante bllofin duke ditur problemet që do i shkaktonte Ramës një propozim i tillë. Por kjo nuk mund të vërtetohet.

Propozimi i beftë tingëllonte i arsyeshëm për të gjitha palët, nuk mundej të kundërshtohej me argumente. Nëse një polic nuk mund të punojë në polici sepse është rrëzuar nga vetingu i policisë, një ndihmës gjyqtar nuk punon dot në drejtësi nga vetingu i drejtësisë, si mundet që të bëhen deputet?! A duhet të ketë kritere më rigoroze për një polic apo për një deputet?

Të gjitha argumentet ishin pro këtij ligji, edhe Komisioni i Venecias ishte dakort në parim, por maxhoranca e hodhi poshtë në dhjetor 2018!

Ishte periudha e shumë skandaleve, kishte dalë falsifikimi i tenderit të Unazës me 20 milionë Euro, studentët po bënin protestën më të fuqishme në këto 8 vjet, sapo dolën përgjimet e dosjes së Dibrës e të Durrësit…

E bash në këtë periudhë u hodh poshtë propozimi i PD-së duke i dhënë një fitore morale Lulzim Bashës dhe duke e identifikuar Kryeministrin si përkrahës të krimit e të korrupsionit.

3.

Ambasada Amerikane

Vetingun politik ma solli në vëmendje këto ditë Ambasadorja e USA-s në Tiranë, zonja Yuri Kim. Zonja Ambasadore fillimisht bëri thirrje për përjashtimin e të inkriminuarve nga listat e Partive politike. Në përgjigje të këtij deklarimi në Twitter, Kryeministri Rama dha një deklaratë plot ekuivoke:

“Ne nuk do ti torturojmë njerëzit në hetuesi, përgjegjësia është individuale”.

Ky qëndrim, si përherë, u bë moto e të gjithë pasuesve të tij socialistë, çka e detyroi Ambasadoren të rishpërndajë një deklaratë publike të Departamentit të Shtetit ku përmendet emri i deputetit Tom Doshi, Kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe përkrahës publik i Kryeministrit në të gjitha nismat politike të tij.

Kjo përplasje publike me deklarata, që i tejkalojnë nuancat diplomatike, e ka rikthyer edhe një herë tezën e vetingut politik.

A do ishte më mirë që të miratohej ligji i atëhershëm që propozonte Basha? Pse Kryeministri Rama kundërshton haptas e krejt pa diplomaci sa herë i preket raca e të fortëve me probleme me drejtësinë? A është ky treguesi më i hapur i lidhjeve okulte të tij me krimin? A i rrezikon zgjedhjet e Prillit implikimi i këtyre njerëzve? A është ky hezitim një marrje peng e tij prej këtyre elementëve dhe një pengesë për ecjen përpara të demokracisë?

Në mes pushtetit të krimit dhe atij të biznesit, Rama ka treguar përherë një dobësi më të madhe për të parin. Shumë e quajnë peng të oligarkisë por në të vërtetë pushteti i tij vihet në diskutim vetëm kur përballet me vullnetin e të fortëve të inkriminuar.

4.

Epilog

Arben Frashëri është një nga policët më të devotshëm të shtetit shqiptar, është njeriu që u përplas me sukses me shumicën e bandave të rrezikshme në Shqipëri dhe  arrestoi krerët më të rrezikshëm të tyre, gëzon reputacionin më të lartë të kolegëve dhe të gjithë gazetarëve të kronikës.

Frashëri emigroi në vitet 94-97 në Greqi, bashkë me bashkëshorten. Kur erdhi në vendin e tij, me kursime bleu një apartament të vogël (1+1), me vlerë diku te 15 mijë dollar. Komisioni i Vetingut i kërkoi të tregonte pagesën e tatimit në burim të atyre parave të fituara jashtë vendit 25 vjet të shkuara!

Kjo ishte arsyeja e shkarkimit nga policia!

Ndërkohë bosët e vërtetë të krimit konkurojnë në politikë jo në polici. Pasuritë e tyre nuk janë apartamente të vjetra 15 mijëra dollarëshe por vila me pishina që nuk pranojnë të shohin as nga veranda e tyre të tilla vjetërsira. Por ata janë në rregull, nuk konkurojnë për policë por për deputetë. Aty nuk kontrollon njeri.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Ky është turku që i ofroi para në këmbim të votës një 24-vjeçari në Vlorë

Ky është 23-vjeçari turk i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë sot në Vlorë për blerje të votës. Mësohet se Abdullagfur Balikçi është laborant dentar,...

Goditet banda kriminale në Shkodër, 4 të arrestuar

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Perash”, duke goditur një rast të tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimi, një...

David McAllister: Zgjedhjet e 25 prillit, vendimtare për demokracinë shqiptare!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një bisedë me Presidentin e PPE, Donald Tusk, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të PPE. Gjatë...

Presidenti i PPE Tusk thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të Partisë Popullore Eropiane. Presidenti i PPE, Donald Tusk, u shpreh se Shqipëria...

Basha falënderon komunitetin shqiptaro-amerikan: Kush e ka të shtrenjtë Shqipërinë, kërkon ndryshim!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falënderon komunitetin shqiptaro-amerikan, pas mesazhit të këtij të fundit se “ka ardhur koha për të përcjellë Ramën në...