“Valsi” i arbitrave të Superiores

0
252
UEFA SMENIAR ME GJYQTARET - Anetari i Komitetit te Arbitrave ne UEFA, Kyros Vassaras dhe Sekretari i pergjithshem i FSHF, Ilir Shulku, gjate nje seminari teoriko praktik me arbitrat shqiptare te futbollit. /r/n/r/nUEFA SEMINAR WITH REFEREES - General Secretary of FSHF, Ilir Shulku and Member of the Committee of UEFA referees, Kyros Vassaras, during a seminar theoretical and practical with Albanian football referees.

Janë luajtur vetëm 10 ndeshje të kampionit të ri të Kategorisë Superiore dhe më shumë se gjysma e tyre është shoqëruar me gabime fatale të arbitrave, madje më shumë se një herë kanë vendosur direkt për rezultatin final të takimeve. Dhe kjo ndodh pikërisht kur në favor të ristrukturimit të sektorit të gjykimit në FSHF janë ndryshuar edhe dizenjatorët, njerëzit përgjegjës që përcaktojnë arbitrat e ndeshjeve. I çuditshëm është fakti, që në këto dy javë të luajtura nuk ka gabuar asnjë arbitër që mban stemën e FIFA-s, kjo edhe për arsyen banale, se nuk janë aktivizuar në vazhdimësi, por vazhdohet t’i besohet me këmbëngulje edhe atyre që janë bërë objekt gjatë të gjithë edicioneve të fundit, qoftë për gabime të shpeshta njerëzore, qoftë edhe për favorizim skuadrash të veçanta, në këmbim të parave. Sezonin e kaluar, klube të mëdha, si Tirana, kishin një listë arbitrash “non grata”, ndërsa tani klubi Teuta ka vendosur të depozitojë në prokurori padi penale për arbitrin e Kolegjumit të Tiranës, Kridens Meta, të cilin e cilëson si simbolin e arbitrit të korruptuar. Sido që të tentosh t’ia vësh emrin, një gjë është e sigurtë; pjesa më e madhe e arbitrave, në rastin më të mirë janë fare të paaftë, me një njohje shumë të cekët të rregullores, që nuk e konsiderojnë fare bashkëpunimin kryesor-asistent, ose në rastin e keq, marrin me koshiencë vendime tmerrësisht të gabuara.

 

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.