Nga Bledian Koka
Për shpirtin e Florencit…
Sot në France ka ndodhur një akt i kobshëm. Mjekët e një spitali në Francë vendosën të kryejnë një eutanazi të paautorizuar për të riun 23-vjeçar shqiptar Florenc Beqiraj. Sipas raportimeve të medias i riu ishte kapur pa dokumente nga autoritetet franceze dhe është burgosur, dhe në burg ai i është nënshtruar një procesi dhunimi, autorë të të cilit besohet se janë gardianët e burgut(por kjo mbetet për t’u verifikuar). Kam parë sot njerëz që i luteshin në Facebook Edi Ramës që të bënte diçka për jetën e këtij djali, dhe rezultati është se në fund të ditës së sotme e sigurtë është që mjekët francezë vendosën t’i japin fund jetës së një 23-vjeçari. Nga ana tjetër nuk kemi asnjë reagim zyrtar të ministrive të linjes, asaj të Jashtme dhe asaj të Brendshme. Derisa të kujtohen shteti që nuk pyet për popullin as këtu e as atje, këto ditë trupi i pajetë i Florencit kthehet në atdheun që e tradhëtoi si të gjallë, ashtu edhe të vdekur…
p.s…Ngushëllimet më të sinqerta familjes, dhe Zoti pastë mëshirë për shpirtin e tij.
*Status i publikuar dje, data 22 dhjetor