Thonë se në SHBA gjërat shkojnë mirë sepse atje nuk ka Ambasadë Amerikane, po s’jam dakord – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thonë se në SHBA gjërat shkojnë mirë sepse atje nuk ka Ambasadë Amerikane, po s’jam dakord

15:40 | 19/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Bledian Koka

Ka një shprehje që qarkullon shpesh, “në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjërat shkojnë mirë sepse atje nuk ka Ambasadë Amerikane”, me të cilën unë nuk bie dakord.  Të paktën në rastin e Shqipërisë. Prania e Ambasadës Amerikane, dhe sidomos influenca e saj në 27 vitet e fundit në vendin tonë, plus minus ka qenë një garanci për ndërtimin e një demokracie e cila edhe pse e brishtë, arrin të funksionojë.

Prania e Ambasadës Amerikane, deklarimet dhe qëndrimet e saj shpesh herë kanë valencë edhe më të fortë sesa vetë qëndrimet e shtetarëve tanë. Kjo pasi për shqiptarët, angazhimi për demokracinë e kësaj toke nga politika amerikane është garanci edhe më shumë sesa vetë të votuarit prej tyre për të njëjtin qëllim. Deri këtu nuk na mbetet të themi veçse: “Faleminderit, pa Ambasadën Amerikane e gjitha kjo nuk do të kishte qenë e mundur”. Por qëndrimi i djeshëm i Ambasadës Amerikane për situatën e krijuar në sallën e Parlamentit, nuk la një shije fort të mirë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Deklarata ku thuhej se “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e djeshme në Tiranë”, u duk shumë herë më e fortë dhe shumë herë më panevojshme sesa forca që u pa dje në përballjen mes protestuesve dhe policisë nga njëri krah, dhe deputetëve të opozitës e gardistëve nga ana tjetër. Fundja në një demokraci, protestat e kanë brenda edhe konfrontimin, edhe ndotjen e ambientit, edhe prishjen e pronës publike po të doni.

Megjithëse i vetmi dëm i protestës që u vërejt, ishte ai i këputjes së disa luleve të bukura që ka Tirana. Në fund protestuesi taksa-pagues do ta shlyejë po vetë dëmin, edhe kjo pjesë e demokracisë është. Një tjetër pjesë që të bën të mbledhësh buzët nga deklarata e ambasadës është edhe ajo ku thuhet:

“Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se Reforma në Drejtësi më në fund po zbatohet”. Populli shqiptar nuk e ka problem se politikejt e tij po zihen mes vendi, ndër dekada ata kanë treguar se dinë të konfrontohen edhe shumë më fort e shumë më dhunshëm se kaq, por arsyeja ndryshe nga herët e tjera dje kishte një thelb. Thelbi është se në gjykimin më të shëndoshë e të thjeshtë ligjor, mazhoranca zgjodhi dje me 69 vota një Kryeprokuror, kur në Kushtetutë parashikohet se ai duhet të zgjidhet me 84. Thelbi është se një Kryeprokuror që zgjidhet nga një mazhorancë, njëanshmërisht, në mënyrë të jashtëligjshme, vështirë se mund të jetë garant për të zbatuar ligjin paanshmërisht.

Sa për faktin që “prokurori që refuzonte të hetonte politikanët iku”, këtu biem të gjithë dakord. Një kryeprokuror që nuk hapi asnjë  dosje për asnjë nga ministrat e qeverisë Rama 1, nuk meritonte të qëndronte as edhe një ditë më shumë në detyrë. Por pikërisht këtu fillon problemi. Për aq kohë sa Edi Rama falënderon Adriatik Llallën për “punën e bërë”, dhe njëkohësisht duron tymin e flakadanëve vetëm e vetëm që Kryeprokurorja e Re (që nuk ka kaluar në Vetting) të thotë “Betohem”, kjo e prish panoramën.

Sidomos pjesën e deklaratës së Ambasadës ku thuhet se: “Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë”. Në 27 vjet demokraci falë edhe Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, ne arritëm vetëm të mësojmë një gjë, ne mësuam të mos jemi naivë. Për gjithçka tjetër, na shërben dështimi i ngritjes së KLP-së, se gjoja në Shqipëri nuk u gjendkan 3 anëtarë të Shoqërisë Civile që të plotësojnë kriteret e kërkuara.

Me të gjitha këto që thamë më lart, premtimet për efektet magjike të Reformës në Drejtësi, ne mund t’i marrim me mend sesi do të jenë dhe këtë na e kanë thënë të parët tanë me një shprehje: “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”.

http://www.syri.net/op-ed/119056/e-dashur-ambasada-amerikane-ne-tirane-hellip/

Etiketa: Bledian KokaDonald Lukryeprokuroriprotesta

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Cristiano Ronaldo dhe 5 “topat” e tij të artë

Cristiano Ronaldo dhe 5 “topat” e tij të artë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do ta marr vetë hakun e djalit! –

Do ta marr vetë hakun e djalit! –

15:59 | 15/01/2026
Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

15:45 | 15/01/2026
Vrasja e Jan Prengës, GJKKO kalon për gjykim çështjen pas 1 viti pezullim –

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –

15:31 | 15/01/2026
Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

15:15 | 15/01/2026
Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –

Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –

14:59 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Do ta marr vetë hakun e djalit! –
  • Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –
  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Altin Hajrin –
  • Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –
  • Do të bëjmë inventar të plotë të dëmeve –
  • Shteti i përmbyti shqiptarët, bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do ta marr vetë hakun e djalit! –
  • Analiza/ Protestat dhe kërcënimet nga SHBA po ‘lëkundin’ raportin Kinë-Iran –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com