• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tetor 1989/ Tallja e Nexhmijë Hoxhës: I paska zënë sevdaja dibranët e mi buzëplasur

19:15 | 03/09/2016
në Uncategorized
0

Raporti i Xhelil Gjonit në Komitetin Qendror për varfërinë në Dibër. Ja çfarë tha ai dhe pse u acarua e veja e diktatorit: “Varfëria ka pllakosur gjithë Dibrën. Gjendja shëndetësore është shumë e rënduar, ka një numër shumë të madh të sëmurësh me tuberkuloz… me pak fjalë dibranëve iu ka plasur buza.”

Këtë shtator ka zgjedhje për kryetarin e bashkisë në Dibër. E majta dhe e djathta kanë përqendruar gjithë arsenalin e tyre për ta fituar këtë garë, sepse është shumë e rëndësishme. PD do të duhet të dëshmojë se pas tre vitesh në opozitë ka fituar mbështetjen e duhur për t’i fituar zgjedhjet, ndërsa e majta duhet të përmirësojë imazhin e  dërrmuar nga ish-kryebashkiaku “sevdalli” Shukri Xhelili. Ai u shkarkua pasi u publikua një video ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune. E majta ka histori jo fort të këndëshme me dibranët edhe më herët. Dibra është një ndër krahinat më të prekura nga krimet e komunizmit në 50 vjet. Atje është një memorial i krimeve të komunizmit mbi dibranët, si simbol i historisë tragjike të kësaj krahine, qëndrese , vuajtjesh, lotë nënash dibrane për burrat fisnikë, gratë e bijtë e tyre të vrarë nga komunizmit. Dibra ka një histori të rrallë qëndrese ndaj serbëve dhe komunistëve e në atë histori ka shumë heronj.

Lexo edhe

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

nexhmije bushtraËshtë një ndër krahinat që krenohet me shumë personalitete të shquara, por i ka rënë për pjesë të ketë edhe edhe nga ata, për të cilët nuk është aspak krenare. Një ndër ato figura të njohura në histori që Dibra s’ka arsye të krehohet, është e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha (Xhuglini). Ajo është akoma gjallë në moshë shumë të thyer, por vazhdon e flet si pa të keq për të gjitha të zezat që ajo bashkë me të bashkëshortin e saj diktator i sollën Shqipërisë për 50 vjet. Dibra, vendlindja e saj ishte po kaq e persekutuar sa të gjitha qytetet e tjera nga komunizimi. Varfëria kishte pllakosur në Dibër, sëmundjet e mjerimi e kishin mbytur në vjeshën e vitit 1989, kur atje ishte sekretar i parë i PPSH-së, Xhelil Gjoni. Këtë situatë e solli përmes një raporti në KQ të PPSH, atje ku ishte edhe Nexhmija, e cila po tallej me atë çfarë ndodhte në Dibër, të përmbledhura në gjuhën e tyre nga Xhelil Gjoni: Dibranëve iu ka plas’ buza.

Një debat mes saj dhe Xhelil Gjonit në vjeshtën e vitit 1989 flet për përbuzjen që vejusha e diktatorit kishte jo vetëm për Dibrën, por për gjithë Shqipërinë e marrë peng prej saj, 50 vite me radhë.

Përplasje komunistësh në grahmat e fundit të diktaturës

Në vjeshtën e vitit 1989 Xhelil Gjoni, asokohe sekretari i parë i Komitetit të Partisë në Dibër, kishte përgatitur një raport mbi gjendjen ekonomike dhe politike në këtë rreth. Raporti i drejtohej sekretarit të parë të PPSH-së, Ramiz Ali dhe Komitetit Qëndror të PPSH-së. Në raport pasqyrohej situata e vështirë ekonomike në Dibër. Por, situata ishte e njëjtë në të gjithë Shqipërinë. Në këtë raport të detajuar Gjoni thotë se varfëria kishte pllakosur gjithë Dibrën. xhelil gjoniGjendja shëndetësore ishte shumë e rënduar, sepse kishte një numër shumë të madh të sëmurësh me tuberkuloz dhe njerëzit ishin në tërësi në gjendje shëndetësore të keqe. Ai tregoi në raport se gjendja e rënduar shëndetësore vinte edhe për shkak të kequshqyerjes. Duke e përmbledhur me një togfjalësh të vetëm, Xhelil Gjoni shprehet se njerëzit e Dibrës ishin me buzë të plasur në të gjitha kuptimet. “Nisur nga situata e rënduar ekonomike, ishte mbërritur në një situatë ku partia u ishte kundërvënë masave. Njerëzit nuk i shikonin dot më me sy komunistët dhe, në të vërtetë, s’kishin faj”, shprehet Gjoni. Raporti u kundërshtua ashpër nga Nexhmije Hoxha. Ajo reagoi me ironi ndaj fakteve të pasqyruara, pikërisht në kundërpërgjigje të togfjalëshit, “njerëzit në Dibër janë buzëplasur”. E veja e diktatorit, po me origjinë dibrane, kështu: “I paska zënë sevdaja dibranët e mi, që ju paska plasë buza?”

Ja si ishte Shqipëria në atë kohë, kur vejusha e diktatorit, tallej me dibranët buzëplasur:

ALBANIA. Saver village. An old political prisoner with his family. 1991.

ALBANIA. Korce. 1991.

komunizem4

 

komunizem5

 

komunizem12

Etiketa: enver hoxhakomunizmiNexhmije HoxhaPPSHXhelil Gjoni

Të Lidhura

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

nga 27
23:27 | 21/03/2023
0

Gjumi i mirë është jetik për ruajtjen e shëndetit të mirë mendor dhe fizik. Këto janë disa nga faktet më...

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

nga 27
23:15 | 21/03/2023
0

Kiara u surprizua nga vëllai saj i vogël. Ajo kishte mundësinë të fliste me kamera me të, përmes ekranit që...

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

nga 27
23:03 | 21/03/2023
0

Nëse do të duhej t’i ndanim gratë në kategori sipas parfumit të tyre, atëherë ndoshta do ta bënim kështu: ato...

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

nga 27
23:01 | 21/03/2023
0

Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë...

Para
Lëngu i molles forcon kujtesën, ndihmon tretjen dhe pengon infarktin

Lëngu i molles forcon kujtesën, ndihmon tretjen dhe pengon infarktin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –

23:27 | 21/03/2023
Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

23:15 | 21/03/2023
3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –

23:03 | 21/03/2023
Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –

23:01 | 21/03/2023
VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –

22:57 | 21/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –
  • 3 sekrete që aroma e parfumit tuaj të zgjasë sa më shumë –
  • Banorët debat të fortë për ‘lidhjen’ Kristi-Keisi –
  • VIDEO/ Mjeku heq bluzën dhe i thotë pacientit: Hajde… –
  • EMRI/ Akuzohet për vrasje, drejtësia belge e dënon –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Disa fakte që nuk i keni ditur rreth gjumit –
  • Vëllai surprizon Kiarën, ç’mendon ai për Luizin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com