Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tërmeti/ Kryemadhi: Ftesa e Ramës ndaj opozitës e shëmtuar, përdori viktimat për propagandë

Nga Ejona 0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë të dhënë për “Kjo Javë” në “News 24” u pyet për ftesën që Rama i dërgoi opozitës për  bashkëpunim për të tejkaluar situatën e rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryemadhi tha se Rama pasi përdori viktimat për propagandë, kërkoi të ndajë hallin me opozitën.

Ajo u shpreh se ftesa e Ramës ndaj opozitës ishte tërësisht e e shëmtuar.

“Sepse zoti Rama kërkonte të ndante hallin me ne mbasi përdori viktimat për fasadë dhe për propagandë për veten e tij, mbasi përdori dhe fëmijët jetim për propagandë, për imazhin e tij.

Tashmë kërkon që ndarjen e problematikës të mos funksionimin e të gjithë gjërave të tjera kërkon ta ndajë me opozitën. Por unë mendoj që historia e tërmetit të 26 nëntorit duhet të ketë përgjegjës, sepse nuk është fatkeqësia natyrore ajo që i goditi është papërgjegjshmëria shtetërore dhe mos funksionimi i shtetit shqiptar që kemi viktima dhe për këtë duhet të kemi përgjegjës, dhe duhet të ketë një njeri që është përgjegjës i kësaj gjëje.

Për mua zoti Rama, a do t’ia lerë të tjerëve, a do t’ia lerë emergjencave, a do t’ia lerë Ministrisë së Mbrojtjes, a do t’ia lejë Ministrisë së Brendshme, a do t’ia lejë Bashkisë së Krujës apo Bashkisë së Durrësit kjo është çështje e zotit Rama. Por për këtë ka përgjegjës, ka përgjegjës sepse kjo nuk ishte e rastësishme. Tërmetet ndodhin siç kanë ndodhur dhe përmbytjet, kanë ndodhur dhe përmbytje në Shkodër”, tha Kryemadhi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej