Është tensionuar protesta e opozitës, ndërsa protestuesit kanë hedhur shashka dhe tymuese në drejtim të Parlamentit.
Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Presidenti i republikës, Ilir Meta.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve”, thuhet në një mesazh të shpërndarë nga zyra e shtypit.