Të rinjtë shqiptarë drejt Dhërmiut, të huajt pushtojnë Durrësin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të rinjtë shqiptarë drejt Dhërmiut, të huajt pushtojnë Durrësin

09:24 | 05/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Kujtim Xhaja

Sot do të shkruaj për pushimet e mia të verës dhe ç’vura re gjatë këtyre pesë ditëve qëndrim…

Sepse natyrës prej vrojtuesi nuk mund t’i shmangem edhe atëherë kur jam me pushime.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kësaj here vendosa të shkoj në një vend, i cili është fshirë nga lista e destinacioneve të preferuara të të rinjve shqiptarë…Vendosa të shkoj në Golem…

U riktheva në këtë vend pas pesë vitesh mungesë dhe vura re që disa gjëra kishin ndryshuar për mirë. Me të vënë këmbët në zonën e përhershme, u ballafaqova me mikpritjen, buzëqeshjen e një burri kavajas, burrë fisnik e babaxhan, i cili na priti krahëhapur në vilën e tij, të cilën e kish përshtatur për turistët.

Ai na ofroi një dhomë shumë afër detit, me kushte të kënaqshme, e me një çmim të leverdisshëm, i cili nuk kish të krahasuar me çmimet e hoteleve ngjitur, apo për mos folur për çmimet në jugun e Shqipërisë. Ky është kulmi i sezonit turistik dhe çmimet si përherë arrijnë majat, por nuk duhet mohuar fakti që hotelet kishin përmirësuar ndjeshëm kushtet dhe shërbimet. Ajo çka të binte menjëherë në sy ishte mungesa e bashkëatdhetarëve tanë nga Kosova. Këtë vit, ata ishin më të paktë në numër. Duket se vendin e tyre e kishin zënë një numër i madh të huajsh, kryesisht polakë, gjermanë, sllovakë dhe hungarezë…

Në tre resorte ngjitur me vilën tonë më cekte syri autobusë, të cilët zbarkonin turistët e huaj ditë pas dite. Të rinj dhe të reja, burra dhe gra, familjarë me fëmijë… I shihje nga të gjitha moshat. Kureshtar të dija diçka më shumë për këta njerëz, bëj poshtë për nga resorti…

Çdo gjë duket e organizuar deri në detaj. Turistët i qëndrojnë besnikë një kompanie turistike, e cila ka lidhur bashkëpunim me një resort me emër në zonën e Malit të Robit, në Kavajë.

Të akomoduar me paketa 1-2 javore, ka edhe nga ata, të cilët e kanë vizituar disa herë këtë vend. Njerëz shumë kuriozë, shakatorë dhe të ndjeshëm pas çdo vogëlsie…

Ndryshe nga ne, të cilëve na pëlqen thjesht të shullehemi në diell dhe aq, ata preferojnë pushime më aktive. Mëngjesi fillonte me një kafe buzë detit, e cila ia linte rradhën rrezeve të para të diellit në pishinë, e më pas ekspeditat në zonat turistike, arkeologjike, kulturore të Durrësit dhe qyteteve të tjera. Më vonë e kish rradhën dreka me ushqimin tipik shqiptar, pas të cilit ata “linin kokën”, mbasditja, e cila i dedikohej ekspozimit në rrezet jo të dëmshme të diellit, e më pas darka. Një grup animatorësh të rinj polakë argëtonin fëmijët e turistëve me mini koncerte, lojëra dhe argëtime të tjera. Resorti mendonte për çdo gjë. Mesnata ish për “qeflinjtë” e kërcimit dhe shijimit të ndonjë gote vere.

Asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës, organizatorët kishin menduar për të gjitha…

Duhet thënë se polakët janë njerëz miqësorë, të hareshëm dhe me një sens delikat humori. Qëndrimi im afër atij resorti përkoi që me shumicën e tyre të krijoja marrëdhënie të mira shoqërore.

Po ju flas për njërin prej tyre… Ai quhej Nermin dhe vinte nga Polonia, një burrë rreth të dyzetave. Ja cilat janë përshtypjet e tij për këtë vend:

“Kam dëgjuar për Shqipërinë vetëm nga interneti, e dija se ku i binte si vend, por më shumë më tërhoqi vëmendjen një artikull i një gazete të huaj, e cila i thurte lavde dhe fjalë të bukura vendit tuaj. Kjo është hera e dytë që vij me bashkëshorten dhe vajzën time të vogël. Kam mbetur shumë i kënaqur nga njerëzit e mrekullueshëm, ushqimi shqiptar është mjaft i shijshëm dhe padyshim ky resort ofron një shërbim special… Kam mbetur i mahnitur me historinë e këtij vendi”.

Kudo të zë syri të huaj, në plazh, në shezlonge, në baret përreth, në rrugicat e zhurmshme gjatë mbrëmjeve.

Kush do ta kish menduar që një vend si Golemi, me aq pakënaqësi nga vetë vendasit, një ditë do të frekuentohej nga një numër aq i madh turistësh të huaj…

Ata nuk mjaftohen të qëndrojnë vetëm brenda përbrenda resortit. Dalin, kanë kërshëri të zbulojnë vendin, të shohin, të blejnë dhe të konsumojnë shqip. Kjo dyndje të huajsh është edhe në favor të tregtarëve dhe bizneseve të vogla të zonës…

Një tregtar i prodhimeve bio të zonës po më tregonte një interes të zgjeruar kundrejt produkteve të tilla nga turistët e huaj.

Një klub, i cili ofronte muzikë popullore live nga të gjitha trevat dhe krahinat e Shqipërisë, ishte më i pëlqyeri nga polakët.

Nuk kish kënaqësi më të madhe të shihje polakët dhe austriakët të kërcenin vallen e Kukësit, apo atë të

Çamërisë, por çdo gjë përfundonte në orën 24:00. Jeta e vonshme e natës këtu nuk ekzistonte… Pas këtij orari mbizotëronte qetësia…

Ky ishte Golemi… me të mirat dhe të këqijat e tij!

Nuk po flas për Dhërmiun, Jalën, apo Ksamilin…jo… është Golemi, ose më saktë, Mali i Robit. Këtë vend e keni dëgjuar shpesh në kronikat e lajmeve për ujin e ndotur, mungesën e këtij të fundit, e për shumë probleme të tjera. Madje, shumë nga miqtë e mi, të cilët e frekuentojnë këtë vend, kanë turp, ose kompleksohen të pohojnë që pushimet e tyre i kaluan pikërisht atje. Disa syresh që bëjnë foto breg të detit apo resorte rëndom e vendosin check-in-in e rrjeteve sociale në Dhërmi. Unë nuk vuaj nga ky kompleks! Madje e them me të madhe: “Pushimet këtë vit i kalova në Golem dhe i shijova deri në fund!”.

 

Etiketa: dhermigolemkujtim xhajaplazhpolakpushimeturist

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Si të rrisni vetë boronica në shtëpi (Film)

Si të rrisni vetë boronica në shtëpi (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com