“Të ndiqet një proces i përgjegjshëm e i paanshëm”, Lëvizja Vetëvendosje: Të mbrohen të drejtat e punëtorëve, gazetaria dhe buxheti i shtetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të ndiqet një proces i përgjegjshëm e i paanshëm”, Lëvizja Vetëvendosje: Të mbrohen të drejtat e punëtorëve, gazetaria dhe buxheti i shtetit

18:57 | 04/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur tre shqetësime të rëndësishme pas rastit të sekuestrimit të pasurive Ylli Ndroqit.

Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje shtetit të ndjeki një proces të përgjegjshëm e të paanshëm që mbron të drejtat e punëtorëve, gazetarinë dhe buxhetin e shtetit.

Postimi i plotë:

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Për të mirën e secilit qytetar të Shqipërisë, për të mirën e punësuarëve në kompanitë e sekuestruara.

Në rastin e sekuestrimit të pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi, gjatë kohës që ai është ende në procedura gjyqësore, është e rëndësishme të theksojmë tre shqetësime.

Së pari, pronat e tij të vendosura nën sekuestër, përfshijnë edhe disa kompani me qindra të punësuar. Këta të punësuar janë bashkëqytetarët tanë, njerëz me familje e plane, me kredi e halle, të cilët në këto momente përballen me ankth e stres të shtuar. Është e rëndësishme që administrimi i atyre kompanive të bëhet me përgjegjësi e transparencë të plotë edhe gjatë sekuestrimit, përderisa çështja ende vazhdon përmes organeve të drejtësisë. Gjatë kësaj kohe, detyrimet kontraktuale ndaj punëtorëve duhet të realizohen pa vonesa dhe atyre nuk u duhet ndërprerë punësimi. Duhet shmangur keqmenaxhimi, i cili do të mund t´i çonte në humbje e drejt falimentimit kompanitë, sepse kjo do të shtonte vështirësitë ekonomike të të punësuarve, si dhe do të bënte më të pasigurtë të tashmen e të ardhmen e tyre.

Së dyti, meqenëse dy prej atyre kompanive janë mediatike, është tepër e rëndësishme që, për sa kohë ende nuk ka mbaruar procesi gjyqesor, të mos vendosen pengesa për ushtrimin e profesionit të gazetarëve dhe të mos cenohet fjala e lirë. Ditën e djeshme, ndërhyrja e forcave speciale të armatosura në ambientet e dy televizioneve duket si vazhdim i taktikave të presionit të një shteti policor. Televizionet e vendosura nën sekuestrim do duhej të administroheshin me përgjegjësi e transparencë, pa presion politik. Shqipëria e sotme nuk ka një mjedis të mirë e të lirë medial, gazetarët janë pre e presioneve të shumëfishta. Në raportet e tij, Bashkimi Evropian e ka cilësuar Shqipërinë si një vend që shfaq treguesit e një shteti të kapur, ndërkohë që organizata amerikane “Freedom House” e ka cilësuar këtë vit sistemin politik në Shqipëri si “hibrid”, për shkak të rritjes së autoritarizmit dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Sekuestrimi nënkupton që Agjencia (shtetërore) për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të marrë përsipër administrimin dhe përdorimin e këtyre pasurive. Në një shtet të kapur dhe autoritar, rritet shqetësimi për pavarësinë e agjencive të tilla, sa kohë procesi gjyqësor ende vazhdon. Përzierja e pushtetit në punët e medias në këtë rast delikat, do të hidhte dyshime të mëdha mbi gjithë procesin.

Së treti, mirëadministrimi i pasurive të sekuestruara, shmangia e abuzimeve, ruajtja e vlerës së tyre, ruan punëtorët e punësuar aty, si dhe nuk paragjykon përfundimin e procesit gjyqësor, duke ruajtur edhe buxhetin e shtetit. Në të kaluarën kemi parë raste ku janë prodhuar kosto të mëdha për buxhetin e shtetit në emër të drejtësisë, por në mbyllje të proceseve askush s’ka mbajtur përgjegjësi për humbjet.

Bëjmë thirrje për një proces të përgjegjshëm e të paanshëm që mbron të drejtat e punëtorëve, gazetarinë dhe buxhetin e shtetit.

Tiranë, 4 gusht 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Etiketa: levizja vetevendosjeProkuroriasekuestrimYlli Ndroqi

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para
Shehu: Numri i mjekëve rënie të frikshme, sistemi drejt kolapsit

Shifrat e larta e të infektuarve me Covid, ish ministri Shehu: Terapitë intensive në kolaps, urgjentisht duhen vënë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com