Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, do të zhvillojë një takim mbrëmjen e të hënës me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në këtë takim pritet të shkëmbehen mendimet rreth vazhdimësisë së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Treshja gjatë këtij takimi do të bisedojë edhe rreth zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.