Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Sukseset e Qeverisë në luftën kundër koronavirusit…

Nga 27.al 0

Nga Dritan Shano

Qeverisë nuk i rruhet që Bashkimi Europian nuk i lejon shqiptarët të lëvizin lirisht në hapësirën Schengen, ndërsa lejon serbët, malazezët dhe boshnjakët. Është fshehur dhe nuk flet, me siguri po mendon se si të përfitojë nga kjo.

Tani, ai suksesi i Qeverisë në menaxhimin e “pandemisë” ku ishte, a ku shkoi? Çfarë suksesi ishte ky? Sukses shëndetësor, ekonomik, politik?

Suksesi shëndetësor nuk ekziston, sepse siç dihej, izolimi në arrest shtëpie i njerëzve, thjeshtë shtyu në kohë takimin e çdonjërit prej nesh me 1 nga 370 trilionë viruset që kemi në dhe mbi trup. Sot që flasim, është sistemi shëndetësor shpërndarësi më i madh i COVID-19!

Suksesi ekonomik po ashtu nuk ekziston. Dy paketat e trumbetuara si shpëtimi i shqiptarëve u dhanë një pjese të shqiptarëve vetëm 5.5 dollarë në ditë për tre muaj, ndërsa shumica nuk pa asnjë lek me sy. Mjaft shqiptarë e kanë humbur punën dhe bukën e gojës, pra janë më të varfër se më parë!

Suksesi politik po ashtu tretet si kripa në ujë, ndaj BE nuk i njeh asnjë “sukses” Qeverisë së Rilindjes, kur dje i mbajti në fuqi të njëjtat kufizime të kohës së Luftës së Ftohtë! Shqiptarët të mos shkelin në BE! Jawohl!!!

A e bën BE këtë për të ndihmuar qeverinë që kjo t’i bëjë çfarë i do qejfi shqiptarëve? Apo e bën për t’i treguar shqiptarëve, si një kusht i 16-të, për vetë shqiptarët tashmë, që kjo qeveri nuk i duhet më, dhe duhet larguar një orë e më parë?

Hehe, Teatrin Kombëtar e prishëm e rrafshuam ama!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej