Skandal në Tiranë: Ushqejnë të pamundurit, policia ndalon dhe gjobit bamirësin (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal në Tiranë: Ushqejnë të pamundurit, policia ndalon dhe gjobit bamirësin (film)

23:00 | 27/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ata ushqejnë qytetarët në nevojë prej vitesh, por kurrë nuk do ta kishin menduar se ky veprim do t’i hapte probleme me policinë.

Abc News ka siguruar pamjet e  momentit kur efektivët e Policisë së Shtetit  mësyjnë më 24 mars në ambientin e qendrës sociale “Strehë dhe Shpresë” pranë ish-Kinostudios. Policia pretendoi se aty zhvillohej aktivitet që binte në kundërshtim me urdhrin për mbylljen e bareve dhe restoranteve, për shkak të koronavirusit dhe shoqëruan në Polici edhe drejtorin e qendrës, Hysni Kuka.

Në fakt, aty vërtetë  gatuhet, por ushqimi nuk u shërbehet klientëve, por njerëzve në nevojë.

Read more

U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat –

Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në –

Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive –

Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri –

Nga ky ambient, përdoret vetëm kuzhina dhe punonjëset e qendrës e shërbejnë ushqimin për qytetarët në nevojë në ballkonin e improvizuar.

Drejtori i qendrës sociale, Hysni Kuka, i cili u shërben 70 të moshuarve rezidentë dhe familjeve të varfëra prej 20 vitesh, tregon se çfarë ndodhi me policinë, ku më pas i vendosën edhe një gjobë 1 milion lekë.

“Ishte si një ditë e zakonshme, 08:30 po shpërndahej ushqimi dhe vjen kuzhinierja në zyrë dhe më thotë se ka ardhur policia dhe ka kapërcyer murin. Kur zbrita poshtë më thanë se ti do vish me ne se këtu tregtohet dhe është njësi tregtimi kjo. Atje nuk mu dha asnjë mesazh, kur vajta për 8 orë në polici në një ambient të ndyrë, pa maska pa asnjë mjet. Mu tha pastaj se ti duhet të paguash 10 milion lekë gjobë se ke hapur një njësi tregtare, kur kjo nuk është”, thotë  Hysni Kuka, drejtor i “Strehë dhe Shpresë”

Nga ana tjetër pamjet flasin vetë se cili është shërbimi që ofron kjo qendër, ku kamera e ABC News ishte më 25 dhe 27 mars.

Njerëzit presin në radhë për një kafshatë bukë apo një gjellë të ngrohtë.

Qendra sociale “Strehë dhe Shpresë” në zonën e ish-Kinostudios u shërben çdo ditë ushqim dhe veshmbathje falas rreth 30 familjeve të varfëra.

“Unë vi dy herë në ditë, marr drekën dhe darkën këtu. Dhe faleminderit zotërisë që na respekton se jemi të gjithë pa punë. Po të mos jetë ky ngordhim fare dhe mbravo i qoftë që na ndihmon. Po na mban me bukë”, thotë një qytetar.

Në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë nga virusi COVID-19, edhe varfëria është më e keqe se virusi.

“Varfëria është njësoj vdekjeprurës si korona. Unë jam i licensuar për ëtë punë, kam 22 vjet që ushtroj këtë aktivitet”, thotë Hysni Kuka.

Drejtori i qendrës Hysni Kuka shprehet se do vijojë t’I ndhmoje këto familje pa kushte dhe në çdo moment

“Ua kam thënë këtë fjalë dhe ua them edhe juve, nëse do vijë koha edhe unë do të vdes për bukë bashkë me këta”, shprehet Kuka.

Organizatat e huaja muajt e fundit janë solidarizuar me këtë qendër për t’u sjellë ndihma për personat në nevojë.

Etiketa: ABC NewsCOVID-19Hysni KukaKoronavirusiPolicipolicia ndalon dhe gjobit bamirësinQendra sociale “Strehë dhe Shpresë”Ushqejnë të pamundurit

Të Lidhura

U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat –

U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat –

nga 27
13:55 | 18/01/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar regjistroi procedimin penal nr.03/2026, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit Kompjuterik”,...

Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në –

Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në –

nga 27
13:31 | 18/01/2026
0

Gjermania po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës FIFA 2026, e cila është planifikuar të zhvillohet në Shtetet...

Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive –

Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive –

nga 27
13:15 | 18/01/2026
0

Ndryshimet e reja ligjore që janë publikuar ne fletoren zyrtare si pjese e paketës fiskale,  e shtrijnë tashmë qartë aktivitetin...

Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri –

Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri –

nga 27
12:35 | 18/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me letrën e  presidentit amerikan Donald Trump për ftesën për Bordin e Paqes...

Para
Dalin analizat/ Kosovarja e dyshuar për koronavirus, nuk është e prekur

Ditë e zezë për Italinë/ Gati 1 mijë të vdekur vetëm në 24 orë nga Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat –

U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat –

13:55 | 18/01/2026
Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në –

Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në –

13:31 | 18/01/2026
Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive –

Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive –

13:15 | 18/01/2026
Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri –

Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri –

12:35 | 18/01/2026
“Shihemi sonte në Lezhë”, Salianji thirrje demokratëve për takimin –

“Shihemi sonte në Lezhë”, Salianji thirrje demokratëve për takimin –

12:23 | 18/01/2026

Më Të Lexuarat

  • U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat –
  • Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në –
  • Influencerët dhe blogerët pa NIPT rrezikojnë bllokimin e llogarive –
  • Palestinezët nuk do të vijnë në Shqipëri –
  • “Shihemi sonte në Lezhë”, Salianji thirrje demokratëve për takimin –
  • Bayern Munich shkatërron Leipzig dhe shkëputet 11 pikë në krye, Dortmund fitore në “frymën e fundit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U arrestuan 6 persona, një ditë para kontrollit u boshatisën zyrat –
  • Gjermania shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të tensioneve me SHBA-në –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com