Situatë alarmante/ Vdesin 6 qytetarë nga COVID-19, ja sa raste të reja janë në 24 orët e fundit

Duhet të lëçisni

Gjiknuri flet për “çunat Problematikë”: S’më bën përshtypje fare, politikani duhet të mësohet me këto!

  Ish-ministri Damian Gjiknuri foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, lidhur me akuzat mbi “çunat problematikë”. E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa nëse e bezdis...

Pas kthimit nga plazhi, Yuri Kim do dënojë këto akte barbare

Protestoni, se druri ka dalë nga xheneti.

Erdhën në këmbë nga Greqia, vajza nga Afganistani shpërthen në lot: S’dua para e as ushqim… (film)

Policia ka kapur sot 6 refugjatë afganë në hyrje të qytetit të Pogradecit, në zonën e quajtur “Enkelana”. Mes tyre 3 të rritur dhe...

Koloneli në Dubai rrëfen si u kap bosi shqiptar i kartelit të kokainës

Denis Matoshi alias Eldi Dizdari u arrestua dy ditë më parë në Dubai në kuadër të operacionit “Los Blancos”, që goditi kartelin shqiptar më...

Shifra tragjike janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 6 qytetarë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit, duke e çuar në 172 numrin e vdekjeve në vendin tonë nga COVID-19.

Ndërkohë 101 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 101 raste të reja, 6 humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

Java që sapo lamë, paraqiti nje shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30. Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri.

Situata epidemiologjike në javën që lamë pas rezultoi me rritje të numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Java që sapo lamë, paraqiti nje shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30.

Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Sa i përket grupmoshave të prekura % më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.

Ndërkohë ju informojmë për situatën epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42657 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.

2417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.

Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ndërkohë pergjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me Covid19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid.

Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.

I shprehim ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

Menjehere sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet diatanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit.

COVID-19 – Statistika (3 Gusht 2020)

Testime totale            42657

Raste pozitive              5620

Raste të shëruara         3031

Raste Aktive                2417

Humbje jete                172 (Qarku Tiranë 87, Shkodër 29, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                                                   1342

Durrës                                                                  302

Shkodër                                                               218

Fier                                                                        96

Vlorë                                                                     93

Lezhë                                                                    84

Korçë                                                                    78

Kukës                                                                    69

Elbasan                                                                 54

Berat                                                                     29

Dibër                                                                     28

Gjirokastër                                                           24

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Gjiknuri flet për “çunat Problematikë”: S’më bën përshtypje fare, politikani duhet të mësohet me këto!

  Ish-ministri Damian Gjiknuri foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, lidhur me akuzat mbi “çunat problematikë”. E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa nëse e bezdis...

Pas kthimit nga plazhi, Yuri Kim do dënojë këto akte barbare

Protestoni, se druri ka dalë nga xheneti.

Erdhën në këmbë nga Greqia, vajza nga Afganistani shpërthen në lot: S’dua para e as ushqim… (film)

Policia ka kapur sot 6 refugjatë afganë në hyrje të qytetit të Pogradecit, në zonën e quajtur “Enkelana”. Mes tyre 3 të rritur dhe...

Koloneli në Dubai rrëfen si u kap bosi shqiptar i kartelit të kokainës

Denis Matoshi alias Eldi Dizdari u arrestua dy ditë më parë në Dubai në kuadër të operacionit “Los Blancos”, që goditi kartelin shqiptar më...

Konflikti Greqi-Turqi, Mike Pompeo vizitë dy ditore në Athinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të vizitojë Athinën në datat 25-27 shtator. Pompeo do të zhvillojë një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis ku...