Shtatë pikat e errëta të Rezolutës së Parlamentit Europian ndaj politikanëve dhe qeverisë shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtatë pikat e errëta të Rezolutës së Parlamentit Europian ndaj politikanëve dhe qeverisë shqiptare

22:46 | 17/02/2017
në Uncategorized
0

Nga Aurenc Bebja, Francë – 17 Shkurt 2017

Rezoluta e Parlamentit Europian për Shqipërinë, e datës 15 shkurt 2017, vë në dukje mjaft qartë rrugën e gjatë që duhet të ndjekë vendi ynë, me qëllim për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pasi lexova këtë Rezolutë, të cilën ia kërkova zyrës së komunikimit të Parlamentit Europian në versionin francez, me qëllim për të kuptuar saktësisht përmbajtjen e saj dhe pavarësisht interpretimit të saj nga klasa politike shqiptare (si arritje apo dështim), mund të them se në brendësi të dokumentit, të paktën, shtatë pika vënë në shënjestër drejtuesit politikë shqiptarë dhe si arsye na pengojnë (frenojnë) neve si qytetarë shqiptarë hyrjen në BE.

Sigurisht që në Rezolutë ka dhe nota pozitive, por Parlamenti Europian është mjaft i qartë ndaj politikanëve dhe qeverisë shqiptare. Prandaj, ai:

– fton politikanët shqiptarë që të përjashtojnë në zgjedhjet e ardhshme kandidatët me precedentë penalë (Pika 7);

– inkurajon autoritetet shqiptare që të marrin masa për të lehtësuar mundësinë e votimit të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që të votojnë në vendet ku jetojnë (Pika 8);

– këshillon riforcimin e masave për asgjësimin e kanabisit, të prodhimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri…; Thekson se policia dhe prokuroria nuk janë në gjendje të identifikojnë rrjetet kriminale përgjegjëse për mbjelljen e drogës (Pika 14);

– vazhdon të shqetësohet për diskriminimin e grave dhe vajzave që u përkasin shtresave të varfëra, për mungesën e masave të duhura në mbështetjen e tyre, si dhe për frekuencën e dhunës në familje ndaj grave dhe vajzave (Pika 22);

– ndjen keqardhje ndaj autoriteteve kompetente, të cilat deri tani nuk kanë marrë masa për ndekje penale efektive në lidhje me vdekjet që ndodhën gjatë demostratës së 21 janarit 2011; u kërkon autoriteteve që të vendoset drejtësia, pa u vonuar, për viktimat e ngjarjeve të asaj dite (Pika 26);

– tregon se është thelbësore që të hidhet dritë mbi periudhën komuniste dhe të zbardhen shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera në atë kohë, në mënyrë që të shpallet e vërteta dhe drejtësia për viktimat (Pika 35);

– vëren me shqetësim se numri i kërkesave për azil, të paraqitura nga shtetas shqiptarë në shtetet anëtare të Bashkimit dhë të gjykuara të pabaza është rritur akoma; kërkon që qeveria të marrë masa të menjëhershme, me qëllim për të trajtuar këtë fenomen dhe të intensifikojë përpjekjet sensibilizuese, sociale dhe ekonomike dhe parandaluese të këtij lloj emigrimi… (Pika 38);

Duke iu referuar elementëve të mësipërm, është e qartë se dhe pa marrë parasysh euroskepticizmin dhe rritjen e nacionalizmit në Perëndim si pengues të hyrjes së Shqipërisë në BE, qeveria shqiptare (e tanishme dhe e ardhshme) është dhe do të jetë përgjegjëse kryesore për zgjidhjen e të gjitha pikave të ngritura nga institucionet europiane, në mënyrë që të mos shuhet shpresa për t’u bërë një ditë pjesë e Bashkimit Europian.

Gjithsesi, gjendemi ende shumë larg kësaj dite dhe në qoftë se politikanët shqiptarë ju premtojnë gjatë fushatës së ardhshme elektorale se Shqipëria do të jetë pjesë e BE-së gjatë katër vjeçarit të ardhshëm, ju siguroj se do të jetë thjeshtë një premtim dhe asgjë më shumë. Kjo Rezolutë e Parlamentit Europian është mjaft e qartë për ata/ato politikanë e qeveritarë që duan ta kuptojnë.

/darsiani.com/

Etiketa: Aurenc BebjaBashkimi EuropianParlamenti EuropianPeriudha Komunistepikat e errëtaqeveria shqiptareRezolutë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ndriçohet pas 15 vjetësh hyrja e Tiranës (video)

Ndriçohet pas 15 vjetësh hyrja e Tiranës (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com