Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shqipja e Nënë Terezës rikthehet në folenë e saj

Nga 27.al 0

Kjo çka po ndodh aktualisht në Shkup flet për mënyrën se si mund të menaxhohet një kauzë e drejtë, pa patur nevojë të përdoretartileria politike”.  Ende është herët të hapet shampanja e ngazëllimit, por ajo që duket hë për hë, inkurajon fillet e një procesi, i cili nëse ushqehet  me kondicion të koordinuar shoqëror, ka gjasa të vendosë një linjë përkufizuese që ndan letargjinë e ankimeve nga aksioni qytetar.

Shkruan Emin Azemi/ Shkup

Beteja për vendosjen e dinjitetit në vendin e duhur, po ndodh me rikthimin e shenjave identifikuese e civilizuse, siç mund të jetë gjuha. Ky rikthim po ndodh në 40 vjetorin e shpalljes së Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza – Qytetare Nderi e Shkupit (1980), duke çelur një kapitull të ri në betejat tona kulturore e shoqërore, aty ku edhe duhet të realizohet barazia e plotë e njerëzve të këtij nënqielli.

Kjo çka po ngjan aktualisht në Shkup flet për mënyrën se si mund të menaxhohet një kauzë drejtë, pa patur nevojë të përdoret “artileria politike”.  Ende është herët të hapet shampanja e ngazëllimit, por ajo që duket hë për hë, inkurajon fillet e një procesi, i cili nëse ushqehet me kondicion të koordinuar shoqëror, ka gjasa të vendosë një linjë përkufizuese që ndan letargjinë e ankimeve nga aksioni qytetar.

Beteja për gjuhën shqipe nuk është kurrfarë zbulimi as befasie, por dinjiteti që po vendoset në sheshin qendror të Shkupit shkon përtej një kauze thjesht gjuhësore.

E para, shoqëria shqiptare këtu përfundimisht po i vendos kauzat e veta të drejta në një rrafsh kulturor, ku ballafaqimi pritet të jetë edhe më i fortë. Kjo edhe për faktin se nuk po përdoren domosdoshmërisht veglat e politikës për të punuar “tokën” e vështirë të barazisë.

E dyta, kjo frymë kulturore e shpirtërore që po ngritët në normë idesh e veprimesh shoqërore të shqiptarëve të këtushëm, flet për zgjuarsinë që punët të kryhen në heshtje, pa pompozitet dhe pa adrenalinën e politikës ditore.

E treta, jo pak më e rëndësishme, Shkupi historik i Dardanisë së lashtë, për shumë çka në të kaluarën është afishuar si një “vilajet i errët” që prodhon njëfarë regresi kulturor. Por, tani kur ka filluar të menaxhohet një kauzë që ka në fokus pikërisht rikthimin e frymës së gjuhës e identitetit, s’ka si të mos imponohet një pyetje e logjikshme: Çka po ndodhë me kauzat tjera në Tiranë (Gjergj Kastrioti Skënderbeu) dhe në Prishtinë (Adem Jashari), të cilat aktualisht do të duhej të prodhonin një frymë më mobilizuese që do të shprehej në të gjitha betejat, duke filluar nga Teatrit Kombëtar në Tiranë, i cili u shemb pikërisht nga mungesa e kësaj fryme dhe deri te vendosja e një kriteri të ri në nderimin e të kaluarës së lavdishme në Kosovë, e cila nuk mund të bëhet vetëm duke u thurrur elozhe heroizmave të individëve dhe duke lënë në harresë kalvarin e vuajtjeve të një popullit të tërë. Investimi joproporcional në projekte që lartësojnë vetëm triumfalizmin patetik dhe anashkalojnë statusin e viktimës në shoqërinë kosovare, ka krijuar një keqkuptim esencial edhe tek miqtë ndërkombëtarë, të cilët aq shumë investuan në arritjen e lirisë dhe paqes në Kosovë.

Mund të tingëllojë paradoksale, por për shumë çka Shkupi kulturor i shqiptarëve, në krahasim me qendrat tjera; Prishtina e Tirana, po prin me ide e kauza që kanë të bëjnë me ngritjen e vëmendjes ndaj identitetit e kulturës, duke shënuar ngjarje e data. Mjafton të përkujtojmë disa: nga shënimi dinjitoz i Ditëve të Alfabetit, deri te përvjetorët e lavdishëm që rikthejnë kujtesën, në pikën ku njeriu investon më të shtrenjtën, njerëzoren, siç është, bie fjala, sakrifica sublime e shqiptarëve të Shkupit në shpëtimin e hebrenjve nga kthetrat vrastare të fashistëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj promovimi dhe ideimi i shumë projekteve të fushës së kërkimit shkencor e shpirtëror, siç është, bie fjala, ndriçimi i sagës së madhe familjare të fisnikëve katolikë të Shkupit në dekadat e shkuara, e deri te ngjarja e fundit, vendosja e pllakës përkujtimore të Nënë Terezës në gjuhën e saj amtare, aty ku ajo para 110 viteve kishte lindur dhe kishte marrë edukimin fillestar, për të nisur  pastaj rrugëtimin e gjatë të përkushtimit ndaj të vetmuarve e të sëmurëve.

ITSHKSH dhe drejtori Dr. Skënder Asani, po qëndron me dinjitet në ballë të këtyre betejave kulturore e civilizuese, njëherësh duke rikonfirmuar edhe në praktikë arsyeshmërinë e themelimit të Departamentit për studimin dhe nderimin e Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, institucion i parë kërkimor ky në botë që merret në mënyrë të përkushtuar me këtë problematikë.

Në Sheshin qendror të Shkupit po troket jehona e historisë së lavdishme Dardane.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej