Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shqipëria e Edi Ramës

Nga 27.al 0

Nga Klodian Tomorri

Është e pështire mënyra se si Shqipëria e padrejtë e Edi Ramës shfaqet përdhunshem çdo ditë, çdo orë, minutë e madje çdo sekondë.

Dje, prokuroria kërkoi një vit burg për 8 burra të pafajshëm nga Kukësi. Krimi që ata kanë bërë ishte, sepse tentuan të hiqnin zgjedhën që qeveria u vuri në qafë, atyre dhe gjithë shqiptarëve, traun e Rrugës Durrës-Kukës.

Po dje, ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj publikoi bilancin e artë të koncesionit. 10 milionë euro fitime që në vitin e parë. Dhe historia do vazhdojë për 35 vjet me radhë.

Sot, policia rrethoi Teatrin Kombëtar. Këtë herë armiqtë e shtetit janë artistët dhe qytetarët e lirë. Ata, të cilët në mënyrë heroike po mbrojnë historinë e qytetit, por mbi të gjitha pasurinë publike nga babëzia e oligarkëve.

Kjo është Shqipëria sot. Çifligu privat i një grushti bejlerësh, të cilët e vjedhin dhunshëm çdo ditë. Njësoj si Hernan Cortes dhe gjithë kolonizatorët e tjerë famëkeq vodhën popujt e Amerikës Latine shekuj më parë. Me të njëjtin model. Privatizim i dhunshëm fitimesh dhe shpërndarje e kostove mbi kurrizin e popullit.

Vetëm këtë javë, katër kontrata të çmendura grabitën 500 milionë euro nga e ardhmja e shqiptarëve. Milot-Balldren, Orikum-Dukat, një konçesion kriminal për pompat e karburanteve dhe një tjetër që po bëhet gati për kolaudimin. Të gjitha do të paguhen deri në qindarkën e fundit nga shqiptarët.

Ata që sot janë në moshë do të paguajnë deri në ditën e fundit të jetës. Kur të ikin nga kjo botë, borxhin do ia u lënë pas fëmijëve. Të rinjtë do të paguajnë, derisa të dalin në pension e ndoshta edhe më tej. Ata që sapo kanë lindur dhe që nuk kuptojnë ende asgjë, as ata nuk do të shpëtojnë dot.

Fatura e haraçit vetëm rëndohet. Kjo është Shqipëria Europiane, që qeveria po ndërton çdo ditë me kartelin e saj të “bamirësve”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej