Shqipëria duhet ta bëjë ndërkombëtare Çështjen Çame (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria duhet ta bëjë ndërkombëtare Çështjen Çame (film)

08:17 | 21/03/2018
në Uncategorized
0
Pjesëtarët e komunitetit çam që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri vazhdojnë të insistojnë në realizimin e kërkesave dhe të drejtave të tyre. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e drejtuar nga Shpëtim Idrizi (foto), ish-nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, e cila është partia e katër parlamentare në Shqipëri është krijuar si nevojë për një përfaqësim politik më të mirë të çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Pjesëtarët e komunitetit çam që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri vazhdojnë të insistojnë në realizimin e kërkesave dhe të drejtave të tyre. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e drejtuar nga Shpëtim Idrizi (foto), ish-nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, e cila është partia e katër parlamentare në Shqipëri është krijuar si nevojë për një përfaqësim politik më të mirë të çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Pjesëtarët e komunitetit çam që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri vazhdojnë të insistojnë në realizimin e kërkesave dhe të drejtave të tyre. Edhe pse kanë kaluar shumë dekada nga masakrat ndaj popullatës çame dhe shpërnguljes së tyre në Shqipëri, ata sot janë të organizuar në parti politike, shoqatë, dhe nisma të tjera dhe lobojnë për mbrojtjen e kauzës së tyre dhe plotësimin e kërkesave që kanë për shtetin shqiptar, por ashtu edhe ndaj Greqisë.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ish-nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, e cila është partia e katërt parlamentare në Shqipëri është krijuar si nevojë për një përfaqësim politik më të mirë të çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Idrizi, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) thotë se çështja e shqiptarëve të Çamërisë është një çështje e gjithë shqiptarëve dhe sipas tij është një nga padrejtësitë më të mëdha që i është bërë kombit shqiptar, një plagë e hapur akoma dhe që kërkon zgjidhje.

“Unë jam një anëtar i komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë, që i përkas brezit të tretë. Babi im ka ardhur në Shqipëri në moshën 2-vjeçare, i cili ma ka kaluar mua të drejtën për të luftuar për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. Një gjenocid i pastër, i filluar që me largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani. Që nga viti 1913 dhe fundi i vitit 1944-1945, në fundin e Luftës së Dytë Botërore u arrit që nëpërmjet një sistemi të planifikuar të spastrimit etnik dhe gjenocidit të shpërngulej 90 për qind e popullsisë së shqiptarëve të Çamërisë drejt Shqipërisë dhe drejt Turqisë dhe të vriten 20 për qind e popullsisë”, shprehet Idrizi.

Idrizi thotë se për çështjen e Çamërisë janë arritur disa momente shumë të rëndësishme, siç është miratimi i ligjit në Parlamentin e Shqipërisë, që njeh 27 qershorin si ditën e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë apo miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Shqipërisë për shqiptarët e Çamërisë, që sipas tij është një dokument i detyrueshëm për politikën shqiptare për nevojat e zgjidhjes nëpërmjet bisedimeve të çështjes së shqiptarëve të Çamërisë.

Negociatat Shqipëri-Greqi dhe Çështja Çame

Zhvillimi i bisedimeve në muajt e fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e hapura mes dy vendeve, ka sjellë në vëmendje të opinionit publik edhe kërkesat që kanë shqiptarët e Çamërisë, duke ju referuar këtyre bisedimeve.

Kreu i PDIU-së thekson se çështja e shqiptarëve të Çamërisë është një ndër çështjet themelore që Shqipëria ka me Greqinë.

“Është gjë e mirë që pala shqiptare po ulet me palën greke për të gjetur zgjidhje për shumë probleme që ekzistojnë midisi dy vendeve, ku padyshim çështja e shqiptarëve të Çamërisë është pjesa më sensitive e këtyre marrëveshjeve. Kam parasysh këtu faktin që sot midis Shqipërisë dhe Greqisë po bisedohet për kufirin tokësor, për kufirin detar, për heqjen e ligjit të luftës, dhe për një sërë çështjesh të tjera mes dy vendeve. Duke paradoksale sesi në vitin 2018 Greqia ka akoma një ligj lufte me Shqipërinë të vendosur në vitin 1940. Ne kemi bërë edhe protesta dhe do të vazhdojmë në mënyrë të vazhdueshme për t’i kujtuar palës shqiptare që të jetë shumë e kujdesshme në axhendën e Shqipërisë karshi Greqisë. Realisht ka një lloj shqetësimi nga komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë, por besoj nga gjithë shqiptarët që këto raporte të jenë raporte të fqinjësisë së mirë dhe të zgjidhen me dialog”, tha Idrizi.

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryetar i grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Turqi në Kuvendin e Shqipërisë, thotë se një ndër rrugët që aplikon shteti shqiptar është që këtë çështje duhet ta lobojë në të gjithë organizmat ndërkombëtare. Ai shton se “Ne kemi arritur dhe në SHBA dhe në Bruksel, ku për herë të parë para një viti komisioneri Hahn e shtroi në mënyrë të drejtpërdrejtë që në tryezën e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë krahas çështjeve të tjera do të ishte edhe zgjidhja e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë. Ndërkohë ne shqiptarët e Çamërisë besojmë tek demokracia, besojmë tek institucionet e saj, prandaj e quajmë çështje të të drejtave dhe lirive të njeriut, si e drejta e pronës, e drejta e lëvizjes së lirë. Pa dyshim që ka edhe organizma ndërkombëtarë dhe gjykata. Të mbështetur nga shteti shqiptar dhe avokati i shtetit ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë të drejtat tona deri në realizimin e tyre”.

“Shqipëria duhet ta bëjë ndërkombëtare Çështjen Çame”

Për Çamërinë dhe masakrat ndaj popullsisë çame janë kryer shumë studime dhe historianë të ndryshëm kanë publikuar fakte historike rreth tragjedisë që ka përjetuar populli çam që pas vitit 1913 e deri në gjenocidin masiv në vitet 1944-1945.

Akademik Prof.Dr Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike të Shqipërisë, duke folur për AA tregon historinë e Çamërisë, gjenocidin ndaj popullsisë çame, rolin dhe kërkesat e qeverive shqiptare për zgjidhjen e çështjes çame, etj.

Historiani Meta tregon se gjenocidi fillon pikërisht me pushtimin dhe spastrimi etnik është kryer në disa faza, i cili është projektuar sipas tij që në çdo rast që do gjendeshe mundësia shteti grek do të ushtronte presion mbi popullsinë çame që ajo të largohej nga territori.

“Njihet masakra e 72 krerëve të Çamërisë në vitin 1913, që ishte eliminimi i parë për ta trembur popullsinë duke ekzekutuar krerët e tyre, familjet e mëdha. Ky ishte presioni i parë që ju duhet të largoheni, ndërsa pastaj ka patur presione të tjera. Por një valë zyrtare e fuqishme e spastrimit vjen pas konferencës së Lozanës në vitin 1923, ku qeveria greke jo vetëm që do të spastronte të gjithë territoret shqiptare përreth Çamërisë në territorin zyrtar të Greqisë, sepse shqiptarë nuk kishe vetëm në Çamëri, por kishte edhe përreth saj. Kështu që u spastruan të gjithë shqiptarët muslimanë nga ky territor. Popullsia në Çamëri kishte dy grupe fetare, ku shumica dërmuese ishte muslimane, 35 mijë ishin muslimanë shqiptarë dhe ka qenë një pakicë e vogël ortodoksë(10-15 mijë) shqiptarë të Çamërisë, përveç 10 mijë personash që ishin grekë që u vendosën në Çamëri”, tregon Akademik Prof.Dr Beqir Meta.

Ai thekson se vala e dytë e spastrimit etnik që është edhe finalja është në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur forcat nacionaliste greke që kishin qenë aleatë të fshehtë të gjermanëve, vendosën të kalonin në krahun e aleancës antifashiste dhe si kusht për këtë iu morën edhe premtimin britanikëve që duhet të spastronin shqiptarët e Çamërisë nga territoret e tyre, që i quanin një pengesë gjoja për të zhvilluar luftë kundër gjermanëve në këtë territor.

“Masakrat dhe shpërnguljet u bënë përmes një metode shumë të ashpër dhe të dhunshme, përmes një fushatë shumë të dhunshme kriminale, që fillojnë më 27 qershor të vitit 1944 dhe përfunduan në mars të vitit 1945. Ka shumë dokumente gjermane dhe britanike për këto krime. Rezultati ishte: u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh, pra gjithë shqiptarët muslimanë të Çamërisë që erdhën në Shqipëri si refugjatë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Nga kjo fushatë spastrimi u vranë të paktën 2500 persona, të moshuar, fëmijë gra, pra popullsi civile dhe vdiqën dhe rreth 2000 të tjerë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga vështirësitë e mëdha të migrimit arriti në mbi 4000 persona, viktima nga popullsia civile”, tha Meta.

Popullsia çame pas gjenocidit u stabilizua në zona të ndryshme të vendit, duke filluar që nga Shqipëria e jugut, si në Sarandë, Konispol, në Shqipërinë e Mesme, Tiranë, Elbasan, si dhe në Fier, Lushnje dhe Kavajë, ku mundën të mbijetojnë dhe vazhdojnë të jetojnë edhe në ditët e sotme.

Problemi çam gjatë komunizmit mbeti i fshehur, nuk përmendej, tregon historiani Meta. Sipas tij, qeveritë shqiptare duhet ta bëjnë çështjen çame, një çështje ndërkombëtare, që të ngrihet në mekanizmat ndërkombëtarë, si “një pengesë e proceseve të integrimit të Shqipërisë, por që nuk vjen nga Shqipëria, por që vjen nga Greqia”

Kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë 

Shoqata “Çamëria”, e cila aktualisht drejtohet nga Dr. Abaz Hado, që mban edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, gjatë viteve të tranzicionit ka patur në fokus të punës dhe aktiviteteve të saj mbrojtjen e të drejtave historike dhe të drejtën e popullsisë çame, si dhe ruajtjen e traditës, kulturës çame. Hado, në një intervistë për AA tregon se shoqata që ai drejton është krijuar në janar të vitit 1991 nga njerëz të shquar të komunitetit çam.

“Për herë të parë ne krijuam ansamblin çam me këngë dhe valle, ku ne jepnim shfaqje deri dhe në Turqi. Aktivitetin e parë e kemi bërë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku për herë të parë u shpalosën flamujt ‘E duam Çamërinë’, ku ne pamë një entuziazëm që populli ishte përkrah nesh. Në programin e qeverisë Rama 1 kjo çështje nuk ishte më si çështje e komuniteti çam, por si çështje politike e shtetit shqiptar, e cila vinte dhe si rezultat i detyrimit edhe nga ana e rezolutës, por edhe ajo dëshira dhe fryma patriotike që u rrit shumë nga lëvizja e komunitetit çam”, shprehet Hado.

Hado thekson se diskutohet që sot të jenë rreth 280 mijë çamë dhe shton se “besojmë që do shkojmë mbi 300 mijë”.

Kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë përfshijnë kthimin në trojet e tyre dhe njohja e pronësisë. “Ne duam që ashtu siç kërkojnë ata, të kemi edhe ne varret e të parëve tanë, pra aspektin e pronës, aspektin e drejtësisë dhe të kërkojnë falje për gjenocidin që kanë bërë. Sepse ne nuk bëjmë me faj sot pushtetarët e Greqisë, por nuk ka asnjë lloj arsye që t’i thuash një çami sot ne të kemi përzënë ty. Nëna imë ka qenë 8-vjeçe kur ka ardhur këtej, mund ta akuzosh atë për bashkëpunëtore me fashizmin, kurrë. Do të kërkojmë të drejtat tona edhe nga pikëpamja juridike edhe nga pikëpamja politike, pra të gjitha ato që na janë mohuar gjatë historisë”, thekson Hado.

“Ne jemi besimplotë që me një qëndrim dhe me mbështetje ndërkombëtare, ka mbetur vetëm procesi i fundit i kësaj gjëje, zgjidhje përfundimtare që çamët të gëzojnë pronat e tyre dhe të kenë vetëvendosje vetë, të njihen si minoritet, ose ta bëjnë pronën si të duan, të kthehen të lirë pa u cenuar në të drejtën e tyre të pronësisë dhe të njihet e drejta e pronës, e drejta si qytetar evropianë dhe të zgjedhë vetë. Edhe Greqia duhet të pranojë që edhe çamët të jenë si minoritet shqiptar në atë territor”, thotë kryetari i Shoqatës Çamëria.

– Çamëria 

Çamëria është një krahinë e madhe gjeografike dhe etnografike në pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve, që shtrihet përgjatë bregdetit të Jonit (Deti Jon) me një sipërfaqe rreth 3900 kilometra katrorë. Qendrat kryesore të saj janë Filati, Gumenica, Lura, Margëllëçi, Arta, Paramithia, Parga e Preveza. Çamëria ka qenë e banuar që në antikitet nga fiset ilire, ndërsa në periudhën osmane njihet si pjesë e Vilajetit të Janinës deri në vitin 1912.

Në vitin 1913 me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës, pjesa më e madhe e Çamërisë iu dha Greqisë, ndërsa brenda kufijve të shtetit shqiptar mbetën disa fshatra me popullsi muslimane dhe ortodokse. Emri Çamëri e çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Thiamis), sot Kalama.

https://aa.com.tr/sq/ballkan/shqipëria-duhet-ta-bëjë-ndërkombëtare-cështjen-came/1088403
Etiketa: Abaz Hadobeqir metaCameriaÇeshtja çamedetiGreqialigji i luftesShpetim IdriziShqiperia

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Ligji i fishkëllimës, burra e djem që ngacmojnë e ndjekin gratë e vajzat në rrugë

Ligji i fishkëllimës, burra e djem që ngacmojnë e ndjekin gratë e vajzat në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com