Shpëtim Idrizi: Nëse Rama nuk reflekton, rishikojmë qëndrimin në koalicion (video) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtim Idrizi: Nëse Rama nuk reflekton, rishikojmë qëndrimin në koalicion (video)

17:41 | 13/03/2016
në Uncategorized
0
Deputeti i PDIU, Shpetim Idrizi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per regjistrimin e adresave te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte territorit te Republikes se Shqiperise”.	/r/n/r/nLawmaker, Shpetim Idrizi, speaks during a parliamentary session.

Kryetari i PDIU-së paralajmëroi një interpelancë me kryeministrin për ecurinë e çështjes çame në raportet mes diplomacisë shqiptare dhe asaj greke

“Nëse maxhoranca do të vazhdojë të mos i reflektojë kërkesat parimore të PDIU-së, atëherë ne nuk mund të vazhdojmë të bashkëjetojmë më në atë koalicion.”

Ky është qëndrimi i kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një intervistë në Ora news ku foli për bashkëpunimin me PS-në në koalicionin qeveritar.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nënkryetari i Kuvendit përsëriti kërkesat, mbi të cilat është nënshkruar marrëveshja mes PDIU-së dhe PS që lidhen me zgjidhjen e çështjes çame. Kjo do të thotë zgjidhjen e problematikës që ekziston midis Shqipërisë dhe shtetit grek.

Për Shpëtim Idirizin, në traktatin e miqësisë Shqipëri-Greqi ka fituar vetëm pala greke, kurse pala shqiptare vazhdon të heshtë për të drejtat e popullsisë çame. Kryetari i PDIU-së tha se do të kërkojë së shpejti një interpelancë me kryeministrin për t’i parashtruar edhe një herë të gjitha kërkesat që ka PDIU për diplomacinë shqiptare sa i përket zgjidhjes së çështjes çame, të cilat lidhen me pretendimet e popullsisë çame ndaj shtetit grek, njohjen e genocidit grek ndaj shqiptarëve dhe për pasojë ngritjen e varrezave çame në shtetin fqinj. Këto të fundit, Idrizi i lidh me kërkesën e përsëritur të palës greke për shtimin e varrezave të ushtarëve grekë në tokën shqiptare. Sipas tij, kjo është çfarë nuk shkon në raportet me Greqinë, pasi pala shqiptare shprehet e gatshme pë t’i plotësuar kërkesat e palës greke, por nuk kërkon atë çfarë i takon nga ata.

Veç zgjidhjes së çështjes çame, Idrizi foli edhe për atë çfarë nuk shkon mirë në koalicion me PS-në. Kreu i PDIU-së tha se forca e tij është katërta në skenën politike me një peshë specifike në elektorat, por kjo peshë nuk është reflektuar aspak në përqindjen e përfaqësimit të saj si në pushtetin vendor ashtu edhe atë qendror.

Në përgjigje të pyetjes nëse PDIU i lidh pretendimet me një ministri, Idrizi tha se marrëveshja e PDIU-së me shumicën nuk nis e nuk mbaron tek kjo kërkesë dhe se nuk ka në thelb të saj këtë kërkesë, megjithëse theksoi se PDIU e ka krejt peshën e nevojshme për t’u përfaqësuar në nivel ministrie.

Kryetari i PDIU-së theksoi se marrëveshja me kryeministrin është në dinamikë e sipër dhe do të shihet në vazhdim se si do të shkojë. Nëse nuk do të ketë reflektim për kërkesat parimore që ka PDIU, Shpëtim Idrizi tha se do të rishikohet qëndrimi në raport me bashkëpunimin me PS-në.

Nënkryetari i Kuvendit u ndal edhe tek replika e kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule,  pikërisht për momentin kur Rama i tha Dules: “Eja në PS, se do të të bëj mik edhe me Shpëtim Idrizin”. Për këtë replikë-batutë të kryeministrit me Dulen, Idrizi tha se nuk ka asnjë afeksion për miqësitë e prishura apo të përmirësuara të kryeministrit, pasi janë çështje të këtij të fundit. Ndërsa për miqësinë e tij me Dulen apo kreun  e qeverisë, Idrizi ritheksoi që nëse ata janë të gatshëm të mbështesin çështjen çame, miqësia është kryer.

Etiketa: Çeshtja çameedi ramagenocidi grekkoalicioniPDIUQeveriaShpetim IdriziVangjel Dule

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Hajt’ punojmë, Tiranën ta pastrojmë

Hajt' punojmë, Tiranën ta pastrojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com