Shpëtim Idrizi: Ju tregoj çfarë ndjeu biri im, kur shkoi për herë të parë në Çamëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpëtim Idrizi: Ju tregoj çfarë ndjeu biri im, kur shkoi për herë të parë në Çamëri

10:58 | 01/11/2016
në Shqiperi
0

“Jam i emocionuar, pasi për herë të parë po shkel në tokën time. Jam i bindur që përmes meje e panë Çamërinë sot gjyshi dhe gjyshja ime që nuk jetojnë më. Po e shohin me sytë e mi.”

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka treguar për herë të parë emocionet e tij për vizitën e tij në Çamëri, në shtëpinë e gjyshit. Në një intervistë  në “Pesë pyetje nga Babaramo” në Report TV, Idrizi e ka rrëfyer emocionin përmes asaj çfarë kishte ndjerë i biri, kur e vizitoi shtëpinë e gjyshërve të tij në Çamëri:

“Kam shkuar në Çamëri shumë vite më parë. Shtëpia ime është gjysëm e rrënuar dhe nuk e kanë rrënuar ata grekë, me të cilët ne bashkëjetonim, por e kanë rrënuar bashkë me të gjitha shtëpitë e tjera, Napoleon Zerva me të burgosurit paramilitarë që shkaktuan masakrën greke ndaj popullsisë çame.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Do ta tregoj impresionin që ndjeva, kur shkova në Çamëri përmes asaj ndjesie që pati im bir, kur shkoi për herë të parë atje. Bashkë me profesorin e vet anglez, djali im shkoi verën që shkoi në Çamëri. Ishte i ekzaltuar dhe pati një ndjesi të mrekullueshme dhe më tha: Ndjehem shumë i emocionuar pasi për herë të parë po shkel në tokën time. Jam i bindur se përmes meje e panë Çamërinë sot gjyshi dhe gjyshja ime që nuk jetojnë më. Po e shohin me sytë e mi”, rrëfeu Idrizi.

Duke lënë pas emocionet, Idrizi është kthyer sërish në vendosmërinë e tij, PDIU-së dhe gjithë komunitetit të kësaj krahine se Çështja Çame do të zgjidhet shumë shpejt.

“Ne po shtohemi dhe po rritemi si popullsi dhe padyshim që Çështja Çame do të zgjidhet prej nesh. Shtëpia e gjyshit tim është e shenjtë dhe asnjëherë nuk heq dorë prej saj. Por, unë nuk po e bëj gjithë këtë për shtëpinë e gjyshit tim, por për të gjitha shtëpitë e Çamërisë për të gjithë Çamërinë”, tha Idrizi.

Ai ka folur edhe për komentet, me të cilat është shoqëruar vizita e fundit e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati, në Turqi, referuar edhe pretendimeve greke se Turqia mbështet PDIU-në për zgjidhjene Çështjes Çame. Idrizi ka mohuar të ketë qënë bashkë me Bushatin në Turqi, duke sqaruar që ishte në Turqi në një agjendë krejt të ndryshme, në një universitet për të folur për Çështjen Çame.

“Unë kam qënë ditën e enjte në Turqi në një konferencë në Stamboll në një universitet. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë kishte agjendën e tij të programuar, ndërsa unë isha në një universitet për të folur për Çështjen Çame. Isha në Izmir, atje ku banojnë po kaq shumë shqiptarë çamë sa ç’janë në Shqipëri. Atje është hapur shkolla shqipe… Shtypi grek dhe ministria e jashtme greke ka qenë këto kohë në një sulm të çoroditur. Grekët lidhin faktin se Brukseli rekomandoi bisedimet për Çështjen Çame, ndërkohë që Turqia riktheu një tjetër çështje që lidhet me disa ishuj grekë. Unë e di se kanë fobi nga këto gjëra grekët. I bie që deklarata e komisionerit Hahn na paskësh pasë qenë e lidhur me atë çfarë tha Erdogan. Më duken të pabaza dhe krejtësisht spekullime… nëse ka lidhje Erdogani me Hahnin… unë nuk e di, por më duket një situatë qesharake me këto deklarata që po bëjnë. Ne kemi forcën e mjaftueshme që ta zgjidhim këtë çështje vetë, por ne nuk kemi asnjë arsye të mos pranojmë ndihmë dhe solidaritet nga çdo vend i fuqishëm apo jo.”

Më poshtë intervista e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim idrizi,  dhënë në “Pesë pyetje nga Babaramo”

Etiketa: Çeshtja çameDitmir BushatiIlir BabaramoPesë pyetje nga BabaramoReport TVShpetim IdriziTurqi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Edi Rama provokon grekët me Akropolin dhe Himarën shqiptare

Edi Rama provokon grekët me Akropolin dhe Himarën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com